Ditëve të fundit në faqet rozë është përfolur shumë për një shtatzëni të mundshme të Arbenita Ismajlit.

Disa prej tyre edhe aludonin se ajo dhe reperi Fero mund të jenë martuar, për të cilën nuk është përgjigjur asnjëri prej tyre.


Por, në një postim në rrjetin social Instagram, modelja ka zgjedhur t’i përgjigjet disa komentuesve, ndërsa demantoi njërin prej lajmeve.

arbenitalsmajli 128445033 406020870526475 3662041834760950570 n (Foto: Instagram)

Fansja e kishte pyetur nëse është shtatzënë, kur Ismajli dha një “Jo” të prerë, duke e shoqëruar me një ‘emoji’ që dërgonte puthje.

Arbenita ndërkohë po ndan imazhe të shumta me Feron, duke bërë të ditur se po kalon kohë produktive me të.

127818199 126862742391978 6017342485735560962 n (Foto: Instagram)

Ndryshe nga bukuroshja brune, reperi është duke pauzuar nga rrjetet sociale, duke u përqendruar në albumin e radhës. /Telegrafi/