Trajneri i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, reagoi ashpër pas incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes, ku sulmuesi Vinicius Junior pretendon se u ofendua me thirrje raciste nga një lojtar kundërshtar.

“Ajo që ndodhi sonte është diçka që duhet ta zhdukim nga futbolli”, ka thënë Arbeloa, duke iu referuar abuzimit racor ndaj brazilianit.


Trajneri madrilen shtoi se përgjegjësia për të luftuar raste të tilla nuk bie vetëm mbi institucionet.

“Nëse vetë lojtarët nuk bëjnë diçka për këtë, do të jetë shumë e vështirë të ndryshojë situata”.

Ai iu referua gjithashtu pretendimeve të Vinicius, duke thënë: “Shkoni pyesni Prestianni se çfarë tha”.

Sipas Vinicius, ai u quajt “majmun” nga lojtari argjentinas, çka bëri që braziliani të ndalonte përkohësisht lojën si shenjë proteste.

Pavarësisht incidentit, Real Madridi arriti të triumfojë 1-0, me golin vendimtar të realizuar pikërisht nga Vinicius Junior. /Telegrafi/

telegrafi sport app