Pas eliminimit dramatik nga Atletico Madridi, mbrojtësi uruguaian i Barcelonës, Ronald Araujo sheh përpara dhe beson te fitimi i dy trofeve të mbetur në lojë këtë sezon.

Pavarësisht goditjes së rëndë nga Atletico Madridi, Barcelona del me kokën lart pasi fitoi 3-0 në ndeshjen kthyese duke dominuar plotësisht ndeshjen.


Araujo vlerësoi sakrificën e skuadrës dhe dërgoi një mesazh besimi për vazhdimin e sezonit.

Sipas tij, Barçës i mungoi vetëm pak për të kaluar tutje, por loja dhe karakteri i treguar janë baza për të synuar triumfin në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

“Ekipi dha gjithçka nga vetja”, ka thënë fillimisht Araujo pas humbjes së Barçës me rezultat të përgjithshëm 4-3 ndaj Atletico Madridit.

“Na mungoi pak, por jam krenar. Duhet të vazhdojmë në këtë rrugë për të fituar titujt që na kanë mbetur; La Liga dhe Liga e Kampionëve”.

"Duke luajtur në këtë mënyrë, mund të arrijmë dy titujt që na kanë mbetur", përfundoi kapiteni i Barcelonës. /Telegrafi/

telegrafi sport app