Apple zbuloi kufjet ‘Vision Pro’ që do të kushtojnë 3,500 dollarë – a do të jenë ato çfarë njerëzit janë duke kërkuar?

Apple zbuloi të hënën kufjet e përfolura prej kohësh që do t’i vendosë përdoruesit e saj midis botës virtuale dhe asaj reale, duke testuar gjithashtu mundësinë për të popullarizuar pajisjet e reja pasi të tjerët nuk arritën të “kapnin” imagjinatën e publikut.
Pas vitesh spekulimesh, CEO i Apple, Tim Cook përshëndeti ardhjen e “syzeve të hijshme” – të quajtura “Vision Pro” – në konferencën vjetore të zhvilluesve të kompanisë të mbajtur në një kampus në Cupertino, Kaliforni, përcjell Telegrafi.
“Ky shënon fillimin e një udhëtimi që do të sjellë një dimension të ri në teknologjinë e fuqishme personale”, tha Cook para turmës.
Por edhe pse drejtuesit e Apple dhanë një pamje të gjerë të aftësive të kufjeve gjatë gjysmës së fundit të ngjarjes të së hënës, konsumatorët do të duhet të presin edhe pak kohë para se të mund të marrin pajisjen në dorë dhe duhet të përgatiten të paguajnë një çmim të lartë.
Kjo pasi që Vision Pro do të shitet për 3,500 dollarë pasi të dalë në dyqane në fillim të vitit të ardhshëm.
“Është një pjesë mbresëlënëse e teknologjisë, por ishte pothuajse si një ngacmim”, ka thënë analisti i Gartner, Tuong Nguyen. “Dukej si fillimi i një udhëtimi shumë të gjatë”.
Dhe siç vlerësojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kufjet mund të bëhen një tjetër moment historik në aftësitë e Apple për lansimin e teknologjive që ndryshojnë lojën, edhe pse kompania nuk ka qenë gjithmonë e para që ka provuar në prodhimin e një pajisjeje të veçantë.
Linja e zbulimeve të Apple daton që nga koha e Steve Jobs që shiste Mac-in e parë në 1984 – një traditë që vazhdoi me iPod në 2001, iPhone në 2007, iPad në 2010, Apple Watch në 2014 dhe AirPods të tij në vitin 2016.
Ndërsa sa i përket produktit të fundit, kompania theksoi se u bazua në dekadat e fundit të dizajnit të produktit gjatë viteve që kaloi duke punuar në Vision Pro, për të cilin Apple tha se përfshinte më shumë se 5000 patenta të ndryshme.
Kështu, bëhet e ditur se kufjet do të jenë të pajisura me 12 kamera, gjashtë mikrofona dhe një shumëllojshmëri sensorësh që do t’i lejojnë përdoruesit ta kontrollojnë atë dhe aplikacione të ndryshme vetëm me sytë dhe gjestet e duarve.
Apple tha se përvoja nuk do të shkaktojë të marramendje dhe dhimbje koke të përsëritura që pajisjet e ngjashme kanë bërë në të kaluarën.
Kompania gjithashtu zhvilloi një teknologji për të krijuar një version dixhital tredimensional të secilit përdorues për t’u shfaqur gjatë videokonferencave.
Megjithatë, syzet do të duhet ose të futen në një prizë elektrike ose një bateri portative të lidhur me kufjet – një faktor që mund ta bëjë atë më pak tërheqës për disa përdorues.
“Ata kanë punuar shumë për ta bërë këtë kufje sa më të integruar në botën reale, siç e lejon teknologjia aktuale, por është ende një kufje”, ka vlerësuar analisti i Insider Intelligence, Yory Wurmser, i cili megjithatë e përshkroi zbulimin si një “prezantim mjaft tërheqës” – me gjasë për të ndihmuar në kapërcimin e skepticizmit rreth teknologjisë.
Megjithatë, analistët nuk presin që Vision Pro të jetë një hit i madh menjëherë.
Kjo është kryesisht për shkak të çmimit të lartë, por edhe sepse shumica e njerëzve ende nuk mund të shohin një arsye bindëse për të mbajtur diçka rreth fytyrës së tyre për një periudhë të gjatë kohore.
Andaj, nëse nuk do të arrinte të bindte njerëzit, do ta linte Apple në të njëjtin pozicion si kompanitë e tjera të mëdha të teknologjisë dhe startup-et që kanë provuar të shesin kufje ose syze të pajisura me teknologji.
Ndryshe, themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg i ka përshkruar këto realitete alternative tre-dimensionale si “metaverse”.
Ky është një koncept i çuditshëm që ai u përpoq ta shtyjë në rrjedhën kryesore duke ndryshuar emrin e kompanisë së tij të rrjeteve sociale në Meta Platforms në vitin 2021 dhe më pas duke derdhur miliarda dollarë për të përmirësuar teknologjinë virtuale.
Por Cook dhe drejtues të tjerë të Apple shmangën referimin e metaverses në prezantimet e tyre, duke e përshkruar Vision Pro si hapin e parë të kompanisë në “kompjuterikën hapësinore”.
Përgjithësisht mund të thuhet se përgjigja ndaj realitetit virtual, të shtuar dhe të përzier ka qenë padyshim “edhe-edhe” deri më tani.
Disa nga pajisjet që përdorin këtë teknologji madje kanë qenë “objekt talljeje”, me shembullin më të dukshëm që janë syzet e lidhura me internetin e Google të lëshuara më shumë se një dekadë më parë.
Microsoft gjithashtu ka pasur sukses të kufizuar me HoloLens, një kufje me realitet të përzier të lëshuar në vitin 2016, megjithëse prodhuesi i softuerit në fillim të këtij viti këmbënguli se mbetet i përkushtuar ndaj teknologjisë.
Magic Leap, një startup që nxiti entuziazëm me pamjet paraprake të një teknologjie të realitetit të përzier, pati aq shumë probleme me shitjen e kufjeve të saj të para për konsumatorët në vitin 2018 sa që që atëherë e ka zhvendosur fokusin e saj në përdorime industriale, shëndetësore dhe emergjente.
E analisti i Wedbush Securities, Dan Ives që pret fillimisht një përgjigje të vakët ndaj Vision Pro, vlerësoi se Apple do të shesë 150,000 kufje gjatë vitit të parë në treg përpara se të përshkallëzohet në 1 milion kufje të shitura gjatë vitit të dytë – një vëllim që do t’i bënte syzet “të vogla” në portofolin e kompanisë.
Për krahasim, Apple shet më shumë se 200 milionë iPhone të saj të markës në vit. Por iPhone nuk ishte një ndjesi e menjëhershme, me shitje prej më pak se 12 milionë njësi në vitin e parë të plotë në treg. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

DeepSeek ndan të dhënat e përdoruesit me pronarin e TikTok – ByteDance, thotë Koreja e Jugut

Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin ‘më të zgjuar’ të Elon Musk

Paralajmërim për të gjithë përdoruesit e Gmail, Yahoo dhe Microsoft

Një ditë më parë paralajmëroi “inteligjencën artificiale më të zgjuar në botë”, Elon Musk e mban premtimin – sot prezantohet Grok 3

Meta planifikon ndërtimin e kabllos më të gjatë nënujore të internetit, do të jetë 50,000 kilometra dhe do të lidhë kontinentet

xAI i Elon Musk lëshon në funksion modelin e tij më të fundit, Grok 3

Lansimi i Grok 3, përdoruesit ndajnë përvojën e tyre me chatbotin 'më të zgjuar' të Elon Musk

Musk do të tërheqë ofertën prej gati 100 miliardë dollarësh për OpenAI - vetëm nëse nuk i plotësohet një kusht

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame