LAJMI I FUNDIT:

Apple Watch Series 9 dhe Watch Ultra 2 do të marrin sensorin e ri të rrahjeve të zemrës dhe çipin U2

Apple Watch Series 9 dhe Watch Ultra 2 do të marrin sensorin e ri të rrahjeve të zemrës dhe çipin U2

Apple do t’i prezantojë Watch Series 9 dhe Watch Ultra 2 me 12 shtator në eventin “Wanderlust”.

Të dy orët e mençura thuhet se do duken të njëjta me paraardhësit e tyre, por Bloomberg pretendon se këto orë do të përdorin një version të ri të Apple të sensorit optik të matjes së rrahjeve të zemrës, në vend të sensorit të gjeneratës së tretë nga seritë e mëparshme, Watch Series 8 dhe Watch Ultra.


Watch Series 9 dhe Watch Ultra 2 gjithashtu do të marrin disa përditësime të tjera të sensorëve dhe komponentëve të brendshëm të fokusuar në shpejtësi, precizitet dhe efikasitet, raporton GSM Arena, përcjell Telegrafi.

Për më tepër, si seria iPhone 15, ata do të vijnë me çipin e ri U2 me brez ultra të gjerë për aftësitë e përmirësuara të aplikacionit “Find My”.

Megjithatë, Bloomberg pretendon se performanca do të jetë një fokus këtë vit për Apple Watch, me gjigantin e teknologjisë me bazë në Cupertino që planifikon të “përfitojë shumë në shpejtësinë e përpunimit”. Më parë kishte thashetheme se një çip i ri i bazuar në A15 që do të fuqizojë Watch Series 9.

Orët e Apple Watch Series 9 do të ofrohen në madhësi 41 mm dhe 45 mm, ndërsa Watch Ultra 2 – që pritet të bëhet me më shumë materiale të ricikluara dhe të ketë një opsion me ngjyrë të zezë – do të vijë në një madhësi të vetme 49 mm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Tani është e qartë, mësohet se në çfarë Musk dëshiron ta shndërroj platformën X

Teknologji
Kalo në kategori