LAJMI I FUNDIT:

Apple me tre modele të reja të iPad vitin e ardhshëm

Apple me tre modele të reja të iPad vitin e ardhshëm

Sipas analistëve të Barclays, Apple spekulohet se do të prezentojw tre modele të reja të iPad, në një ngjarje që do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.

Dy prej këtyre versioneve të reja pritet të jenë rifreskime të modeleve ekzistuese iPad Pro që kanë ekrane prej 9.7 inç dhe 12.9 inç. Ndërkohë, modeli i tretë thuhet se do të jetë një kategori në vete dhe do të sjell ekran prej 10.9 inç, pa korniza anësore.

Modeli i ri pritet të ketë specifikat e njejta me modelin paraprapk iPad 9.7 inç megjithatë ndryshimi do të jetë në madhësinë e ekranit.

Raporti poashtu përmend se modeli 12.9 inç do të ketë ekran “True Tone” i cili është lansuar me modelin fillestar iPad Pro 9.7 inç.

Në ndërkohë, modeli i ri i iPad me ekran të madhësisë 10.9 inç pritet të ketë ekran të teknologjisë AMOLED i cili nuk do të ketë korniza rrethuese.

Sipas thashethemeve, Apple mund të mos e përsëris linjën e produkteve iPad Mini vitin e ardhshëm, përkundër spekulimeve të mëparshme që spekulonin të kundërtën.