LAJMI I FUNDIT:

Apple do të largojë disa aplikacione që kanë të bëjnë me coronavirusin

Apple do të largojë disa aplikacione që kanë të bëjnë me coronavirusin

Në App Store, të dhënat e pakonfirmuara lidhur me coronavirusin nuk janë të lejuara.

Raporti i CNBS ka bërë të ditur, se të gjitha aplikacionet lidhur me coronavirusin, do të refuzohen nga Apple, vetëm nëse nuk janë të “verifikuara nga institutet adekuate”, transmeton Telegrafi.

Se cilat janë institutet adekuate, që do ta bënin këtë vlerësim nuk është bërë e ditur, por në mesin e aplikacioneve të lejuara mund të jetë ai i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.


Lidhur me këtë veprim, Apple nuk ka dashur të jepte komente shtesë, vetëm se është duke ndërmarrë këtë veprim që të ndalojë keq informimin, përhapjen e panikut dhe përfitimin nga ndonjë keqbërës nga kjo sëmundje.

Kërkimi për coronavirus në App Store, ka nxjerrë së pari një aplikacion që shpërndahej me pagesë, një nga Ministria e Shëndetësisë në Brazil, ndërsa nuk mungonte edhe një video-lojë, që simulonte përhapjen e këtij infektimi.

Mes aplikacioneve të lejuara, pritet të jenë ato që ofrojnë këshilla dhe informata të duhura rreth coronavirusit, por nuk dihet se cilat do të hiqen.

Sa i përket Google Play, nëse kërkohet për coronavirus nuk do të shfaqë asnjë aplikacion. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Gjithçka që duhet të dini për kamerën e Samsung Galaxy S25 Edge

Teknologji
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Skenari si nga filmi Terminator çdo herë e më afër realitetit

Teknologji
Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Telefonat iPhone dhe Android tani mund të bëjnë thirrje kudo përmes satelitëve të Muskut

Teknologji
Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Apple planifikon të shtojë 20,000 vende pune në SHBA gjatë katër viteve të ardhshme

Teknologji
Kalo në kategori