LAJMI I FUNDIT:

Apple do të kufizojë shpërndarjen e iPhonëve të rinj si pasojë e coronavirusit

Apple do të kufizojë shpërndarjen e iPhonëve të rinj si pasojë e coronavirusit

Si pasojë e përhapjes së coronavirusit të Kinë, që është duke ndikuar negativisht në shumë ekonomi botërore, ka bërë që  Apple të mos i arrijë as për së afërmi shënjestrat e shitjeve për tremujorin e parë të vitit.

Në një deklaratë për mediet, Apple ka thënë se me gjithë përhapjen e sëmundjes që tani njihet si COVID-19, nuk do të kishte probleme në prodhim dhe shpërndarjen e iPhonëve të rinj, gjë që nuk do të ndikonte në të ardhurat, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, gjithçka ndryshojë pas Vitit të Ri Kinez, kur sëmundja u përhap në masë të madhe, ndërsa në përpjekje që të parandalohet, janë ndërmarrë masa rigoroze.

Ndalimi i transportit, punëtorive, kompanive furnizuese, si dhe ndalesave tjera, e ka shkaktuar bllokimin e zinxhirit të prodhimit të iPhonëve.

“Puna ka filluar të rifillojë në të gjithë vendin, por ne po përjetojmë një kthim më të ngadaltë në kushte normale nga sa kishim parashikuar”, thuhet në deklaratë, ku nuk jepen hollësi shtesë.

Për pasojë, Apple do ta kufizojë shpërndarjen e iPhonëve të rinj në tregjet botërore, duke bërë që të ardhura që kishte si shënjestër për këtë tre mujorit, të mos i arrijë as për së afërmi.

Megjithatë, Apple i ka siguruar klientët dhe investitorët, se do të bëjë përpjekjet e shtuara, që në punëtoritë në Kinë, si fillojë prodhimi dhe shitja e iPhonëve t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Kalo në kategori