LAJMI I FUNDIT:

Apple prezanton iPhone 11, karakteristikat dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për këtë telefon të mençur

Apple prezanton iPhone 11, karakteristikat dhe gjithçka tjetër që duhet të dini për këtë telefon të mençur

Kompania amerikane Apple ka prezantuar sot nw Kaliforni modelin e ri të iPhone 11. Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, kamerat e këtij telefoni janë përmirësuar dukshëm si për nga cilësia e tyre ashtu edhe nga dizajni.

Bëhet fjalë për dy kamera në pjesën e pasme që kanë kënd të gjerë të shkrepjes së fotografive, si dhe ofrojnë fotografi më të qarta gjatë realizimit të tyre në ambiente më të errëta apo me shumë pak dritë, transmeton Telegrafi.


Në brendësi të këtij telefoni të mençur, iPhone 11 ka çipin e fundit A13 Bionic, që e bën këtë pajisje të funksionojë më mirë sesa çdo model tjetër paraprak.

Më poshtë ju sjellim detaje sa i përket këtij telefoni të mençur që është pritur me padurim nga adhuruesit e flaktë të markës Apple.

Ekrani: 6.1 inç

Trupi: alumin dhe xham

Çip: A13 Bionic

Kamerat e pasme: Dy kamera në pjesën e pasme 12 mega-pikselë me shkrepje me këndë të gjerë, apo më mirë thënë me pamje prej 120 gradë. Risitë e këtyre kamerave janë opsionet “night mode; 4K Video me 60 frame për sekondë”

Kamera ballore: Ajo është përmirësuar dukshëm dhe ndryshe tani njihet si “slofies”

Face ID: Që funksionon shumë shpejtë

Bateria: Sipas zyrtarëve të kësaj kompanie, bateria e iPhone 11 është dukshëm më rezistence krahasuar me iPhone XR (që mund t’i rezistonte 16 orëve punë intensive).

Ky model vjen në gjashtë ngjyra të ndryshme: e bardhë, i zi, i verdhë, i kuq, i gjelbër dhe vjollcë. E sa i përket çmimit, do të filloj të shitet me çmim fillestar nga 700 dollarë. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori