Kush e sundon botën? Gratë, dhe vetëm gratë, e me këtë rast Apple Music ka zbuluar listën e 20 femrave më të dëgjuara.

Rihanna është mbretëresha e pa konkurrencë në këtë listë impresive të artistëve.


GettyImages 851083092 Foto: Getty Images

Taylor Swift është në vendin e dytë pak para Beyonces, e këto statistika janë impresive pasi Riri, Taylor Swift dhe Queen Bey në mënyrë të madhe kanë larguar këngët et yre nga Apple Music dhe bashkëpunojnë me Tidal.

Top 10 vazhdon me Ariana Granden, Adelen, Sian, Lana Del Rey, Selena Gomez, SZA dhe Lady GAga.

rihanna Foto: Getty Images

Si pjesë e festimit të kësaj liste, Aple lansoi tri lista të dëgjimeve përfshirë Feminizmin Esencial, Kush e Sundon Botën dhe Femra e Fortë. Të trija këto lista të dëgjimeve janë lansuar për 8 mars dhe përmban këngë të jashtëzakonshme.

Lista top 20 e Apple Music:1. Rihanna 2. Taylor Swift 3. Beyoncé 4. Ariana Grande 5. Adele 6. Sia 7. Lana Del Rey 8. Selena Gomez 9. SZA 10. Lady Gaga 11. Katy Perry 12. Nicki Minaj 13. Halsey 14. Demi Lovato 15. Fifth Harmony 16. Pink 17. Kehlani 18. Mariah Carey 19. Little Mix 20. Miley Cyrus