LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të ketë shitur më shumë orë në 2019 se e gjithë industria zvicerane

Apple mund të ketë shitur më shumë orë në 2019 se e gjithë industria zvicerane

Kur orët e mençura si Apple Watch dolën për herë të parë në skenë, kishte shumë që ishin skeptikë për aftësinë e tyre për të pasur sukses.


Disa nga ata skeptikë erdhën nga industria zvicerane e orëve, të cilët besonin se klientët do të preferonin një orë të rregullt dhe më “tradicionale” krahasuar një ore inteligjente.

Sidoqoftë sot, duket se ata kritikë mund të kenë nevojë të hanë fjalët e tyre sepse sipas të dhënave të reja nga Strategy Analytics, thuhet se Apple në vitin 2019 shiti rreth 30.7 milionë Apple Watch, duke mundur të gjithë industrinë zvicerane të orëve në tërësi.

Firma hulumtuese vazhdon të shtojë se 30.7 milionë njësi të dërguara në 2019 është një rritje prej 36% nga viti 2018, ku Apple vlerësohej të kishte dërguar 22.5 milionë njësi.

Sa për industrinë zvicerane të orëve, ata vlerësohet se kishin shitur 21.1 milionë njësi në të gjithë botën në vitin 2019, që në të vërtetë është një rënie e dërgesave nga 2018, ku ata dërguan 24.2 milionë njësi.

Megjithatë, nuk besohet se orët tradicionale nuk do të vdesin ndonjëherë pasi ka një kohë dhe vend për secilën pajisje.

Gjithashtu, disa kompani zvicerane po fillojnë të hyjnë në industrinë e orëve të mençura. /Telegrafi/