LAJMI I FUNDIT:

Apple mund të bëjë ngritje të ndjeshme të çmimit të iPhone 14

Apple mund të bëjë ngritje të ndjeshme të çmimit të iPhone 14

Me ngritjet e çmimeve të të gjitha produkteve duke filluar nga karburantet e deri tek gjërat ushqimore, askush nuk do të befasohej nëse Apple ngrit çmimin e iPhone-ve të ri të vitit 2022.

Dhe sipas një analisti, gama e iPhone 14 do të jetë më e shtrenjtë se ajo e iPhone 13.


Nga disa informata thuhet se vetëm iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max do të fuqizohen nga çipi i ri A16 Bionic.

Raportet tregojnë se prodhimi i çipave është bërë një biznes i kushtueshëm, dhe disa furnizues të Apple po planifikojnë që këtë kosto ta kalojnë tek gjiganti Cupertino, transmeton Telegrafi.

Sipas një raporti të mëparshëm, kjo mund të jetë arsyeja se pse Apple e ka “rezervuar” çipin e ri për modelet Pro, pasi që në këtë mënyrë kompania mund ta përballojë ngritjen e çmimit pa bërë ndonjë ngritje të madhe çmimi për klientët e tyre.

Ndërsa disa informata të reja thonë se blerësit potencial të iPhone 14 duhet që të përgatiten për ngritje çmimi gjithsesi.

Dan Ives nga Wedbush Securities tha se “një ngritje çmimi prej 100 dollarësh do të bëhet tek iPhone 14”.

Duke folur për problemet e industrisë, Ives tha se çmimet në zinxhirin furnizues të Apple janë ngritur, dhe këto shpenzime mund të kalojnë tek klientët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Ku do të shkojnë përdoruesit e TikTok pas ndalimit të aplikacionit në SHBA?

Teknologji
BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

BE kërcënon TikTok Lite me ndalim

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Kalo në kategori