LAJMI I FUNDIT:

Apple më e pasur se qeveria amerikane

Apple më e pasur se qeveria amerikane

Kjo informatë do të ishte qesharake, nëse nuk do të ishte e dhimbshme. Apple ka më shumë para sesa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajmi se Apple, si njëra ndër korporatat më të mëdha në SHBA, posedon më shumë para sesa shteti amerikan, do të duhej të ishte një këmbanë zgjimi për superfuqinë botërore.

Sipas BBC’së, SHBA’ja ka 73.3 miliardë dollarë në xhiron e saj bankare, ndërsa Apple ka deklaruar se posedon 76.4 miliardë dollarë. / Telegrafi /