LAJMI I FUNDIT:

“Apple Macintosh 128K” dhe historia e tij në Shqipëri

“Apple Macintosh 128K” dhe historia e tij në Shqipëri

Mentor Petrela

Historia e kompjuterit fillon gjatë Luftës së Dytë Botërore në dezinformimin midis inteligjencës britanike [makina “Bombe”] dhe naziste [makina “Enigma”] në betejë detare, por më 24 janar të 1984 “i quajturi” Steve Jobs vuri në vëmendjen e “Apple”-it realizimin e idesë së kompjuterit personal të quajtur “Macintosh”.


Në Shqipërinë e viteve 1980-’90, në dekadën e fundit të autarkisë, ky zbulim nuk kaloi siç mund të mendohet, pavarësisht izolimit të paparë të vendit. Henry Bergson, dualist që ndan kujtesën e përditshme të zakonshme nga ajo rekolektive, na mëson të analizojmë si arriti në të njëjtin vit kompjuteri personal i Steve Jobsit në Shqipëri. Inxhinieri Esat Ferra, mjaft inteligjent që punonte për llogari të Makinaimportit, ndërmarrjes së vetme shtetërore që vepronte në futjen e pajisjeve në Shqipëri, informacioni i kompjuterit personal nuk i kishte shpëtuar.

Me intuitën e tij dhe një farë guximi e raporton si makinën e inteligjencës, të informacionit dhe procesimit të të mësuarit. Pjesë të informacionit e ndau një ditë, kur fillonim punën jo në spital, por në 7:30 tek kafeja e Makinaimportit, përballë Kishës Ortodhokse ‘Ringjallja e Krishtit’. Ishte ritual i përditshëm bashkë me dr. Tritan Shehun, dr. Adnan Kastratin e të tjerë për të pritur telekset nëse firmat perëndimore që prodhonin pajisjet e materialet e specialiteteve tona, kishin kthyer ndonjë përgjigje. Çështje ekzistencializmi për specialitetet tona neurokirurgji, kardiokirurgji, reanimacion, anestezi, kardiologji, që nuk plotësoheshin me pajisjet nga vendet lindore të blera gjithnjë me klering në atë kohë.

Nga kafeja në rast përgjigjeje pozitive, me ofertë çmimesh nga se paku tri firma, ndalonim në stacionin e dytë, Banka e Shqipërisë – sektori i valutës, te Shkëlqim Cami. Ai na ndihmonte kur kishte ndonjë mbetje të valutës, duke kuptuar ndjeshmërinë e humanizmin për të cilin përpiqeshim. Ing. Esati thoshte që kishte bërë një raport për më lart për domosdoshmërinë e blerjes së kompjuterëve, duke përmendur inteligjencën artificiale në atë kohë. Duket ky raport kishte ngacmuar deri në politburo, që duheshin blerë pajisjet. Deluzion mbase në mendjen e tyre se Winston Smith i 1984-it të Orwellit nëpërmjet kompjuterit mund t’i shërbente Ministrisë së të Vërtetës për propagandë, që të dashuronim të gjithë Vëllain e Madh? Ndoqa më pas si po shkonte blerja, ku vlera e çdo kompjuteri ishte 3000 dollarë po ta kthesh në vlerën aktuale 15 000-20000 dollarë [deri në 18 500 euro].

U porositën pesë “Macintosh”, që erdhën, por mbeti një kohë që duket u sorollatën nëpër dyert e shërbimeve të inteligjencës për t’u përthithur ose verifikuar mbase edhe si makina infernale dhe si duket nuk gjetën aplikacionin e pritshëm. Një ditë të bukur, ing. Esati më thotë nëse kisha interes për kompjuterin, së cilës iu përgjigja pozitivisht. Më rekomandoi të bisedoja me Shane Korbecin dhe Ali Zajmin, drejtorët e Makinaimportit, të cilët ishin mjaft dashamirës ndaj sektorit të mjekësisë dhe pa hezitim tre “Apple Macintosh” të parët na u dorëzuan për secilin – dr. Adnan Kastrati e dr. Tritan Shehu.

Kompjuteri me një libër konsistent shpjegimesh dhe pesë disketa katrore fillimisht dukej i frikshëm kur shtypja çdo sustë, një figurë; një algoritëm për t’u deshifruar më dukej një qorrsokak nga nuk do të dilja kurrë – si e përshkruan nobelistja Annie Ernaux tek Les Annees [Vitet]. Gradualisht, dedalusi bëhej rutinë si minjtë në laboratorët e testimit të inteligjencës. Më shërbeu në fillim për bazë të të dhënave të pacientëve, më pas për renditjen e bibliografisë që pa kompjuter në atë kohë ishte si miti i Sizifit.

Shfletonim periodikun tek Biblioteka Kombëtare në Rrugën Elbasanit, çdo pasdite 2-3 orë, dhe duhej të mbanim shënim burimet me blloqe. Ndërsa, kolegu im dr. Adnan Kastrati, e përdori në përpunime statistikore, që i vlejtën më tej si bazë për karrierën e tij botërore në mjekësi për të cilën ai mbetet figurë kombëtare. Si çështje fluksesh, pacientet kardiakë janë të shumtë dhe aplikimi aty ka shtrirje më të gjerë në krahasim me neurokirurgjinë. Zhvillimet, ndryshimi i sistemit, evolucioni e beri “Macintosh 128K”-in, që fatkeqësisht nuk e kam ruajtur megjithëse nuk ishte “Bomba” e Alan Turingut, histori tjetër e inteligjencës artificiale.

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kalo në kategori