LAJMI I FUNDIT:

Apple iPhone 12 vs Mini vs Pro vs Pro Max: Cilin duhet të blini?

Apple iPhone 12 vs Mini vs Pro vs Pro Max: Cilin duhet të blini?

Një vit tjetër, një linjë edhe më e madhe e iPhone-ve.

Apple dje prezantoi linjën e re të iPhone 12 dhe këtë herë ka katër modele të ndryshme për të zgjedhur.

Adhuruesit e aparateve më të vegjël kanë iPhone 12 Mini, ndërsa iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro janë të dy me të njëjtën madhësi – megjithëse me disa dallime të veçorive. Ndërkohë, iPhone 12 Pro Max është ‘aktori’ kryesor për nga madhësia e ekranit dhe specifikat e tij, transmeton Telegrafi.

Nëse jeni duke menduar për azhurnimin, cili iPhone 12 është më i përshtatshmi për ju? Këtu keni një vështrim se si krahasohen katër versionet, kategori për kategori.

Të katër modelet e iPhone 12 ndajnë një filozofi të përgjithshme të dizajnit që duken sikur iPhone 4.

iPhone 12 dhe iPhone 12 Mini kanë një kornizë alumini dhe vijnë në pesë ngjyra: e zezë, e bardhë, blu, jeshile dhe të kuqe. Ndërkohë, iPhone 12 Pro dhe 12 Pro Max kanë çelik inox në kornizë dhe vijnë në ar, argjend, grafit dhe blu e errët.

Të katër janë pajisur gjithashtu me mbulesë të re të ekranit prej qelqi me qeramikë të Apple dhe Corning, e cila pretendohet të jetë katër herë më e fortë në testet e rënies krahasuar me linjën e iPhone 11.

Më në fund, më në fund mund të ndalojmë së foluri për ekranet thelbësore të iPhone me rezolucion të ulët. Tani, të katër modelet kanë ekrane OLED Super Retina XDR.

iPhone 12 Mini ka një ekran 5.4 inç, rezolucion 2340×1080, kurse iPhone 12 ka ekran 6.1 inç, rezolucion 2532×1170. Të dy reklamojnë një nivel tipik shkëlqimi maksimal prej 625 nit, ose deri në 1200 nit shkëlqim maksimal të HDR.

iPhone 12 Pro ka një ekran prej 6,1 inç dhe ka të njëjtin rezolucion si iPhone 12, ndërsa iPhone 12 Pro Max është më i madhi i ‘tufës’ me rezolucion 6.7 inç dhe 2778×1284. Të dy modelet Pro kanë një shkëlqim maksimal tipik prej 800 nit, ose 1200 nit HDR.

IPHONE 12 VS MINI VS PRO VS PRO MAX: SPECIFIKIMET

Apple iPhone 12 Mini

Ekrani: 5.4 inç OLED, 2340×1080 (476ppi)

Kamerë e pasme: 12MP me kënd të gjerë, 12MP ultra me kënd të gjerë

Kamera e përparme: 12 MP

Video: 4K, 60fps; slomotion 1080p @ 240fps

Procesori: Çipi A14 Bionic

Hapësira ruajtëse: 64 GB, 128 GB, 256 GB

Karikimi pa tel: Po

I papërshkueshëm nga uji: Po (IP68)

Bateria: 15 orë (video)

Ngjyrat: E zezë, e bardhë, blu, jeshile, e kuqe

Përmasat: 131,5 x 64,2 x 7,4 mm; 133g

Çmimi: nga 699 dollarë

Apple iPhone 12

Ekrani: 6.1 in OLED, 2532×1170 (460ppi)

Kamerë e pasme: 12MP me kënd të gjerë, 12MP ultra me kënd të gjerë

Kamera e përparme: 12 MP

Video: 4K, 60fps; slomotion 1080p @ 240fps

Procesori: Çipi A14 Bionic

Hapësira ruajtëse: 64 GB, 128 GB, 256 GB

Karikimi pa tel: Po

I papërshkueshëm nga uji: Po (IP68)

Bateria: 17 orë (video)

Ngjyrat: E zezë, e bardhë, blu, jeshile, e kuqe

Përmasat: 146.7 x 71.5 x 7.4 mm; 162g

Çmimi: nga 799 dollarë

Apple iPhone 12 Pro

Ekrani: 6.1 in OLED, 2532×1170 (460ppi)

Kamerë e pasme: 12MP me kënd të gjerë, 12MP ultra-kënd të gjerë, 12MP telefoto, LiDAR

Kamera e përparme: 12 MP

Video: 4K, 60fps; slomotion 1080p @ 240fps

Procesori: Çipi A14 Bionic

Hapësira ruajtëse: 128 GB, 256 GB, 512 GB

Karikimi pa tel: Po

I papërshkueshëm nga uji: Po (IP68)

Bateria: 17 orë (video)

Ngjyrat: grafit, argjend, ari, blu

Përmasat: 146.7 x 71.5 x 7.4 mm; 187g

Çmimi: nga 999 dollarë

Apple iPhone 12 Pro Max

Ekrani: 6.7 in OLED, 2778×1284 (458ppi)

Kamerë e pasme: 12MP me kënd të gjerë, 12MP ultra-kënd të gjerë, 12MP telefoto, LiDAR

Kamera e përparme: 12 MP

Video: 4K @ 60fps; slomotion 1080p @ 240fps

Procesori: Çipi A14 Bionic

Hapësira ruajtëse: 128 GB, 256 GB, 512 GB

Karikimi pa tel: Po

I papërshkueshëm nga uji: Po (IP68)

Bateria: 20 orë (video)

Ngjyrat: Ggafit, argjend, ari, blu

Përmasat: 160.8 x 78.1 x 7.4 mm; 226g

Çmimi: nga 1,099 dollarë. /Telegrafi/