LAJMI I FUNDIT:

Apple fillon shitjen e modeleve të renovuara iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus

Apple fillon shitjen e modeleve të renovuara iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus

Jo shumë kohë pas lansimit të iPhone-ve të tyre të ri, Apple tani ka filluar shitjen e njësive të renovuara të iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus.

Këto modele të certifikuara janë të disponueshme për blerje për herë të parë në dyqanin online të kompanisë. Të dy modelet mund të blihen me konfigurimin e hapësirës ruajtëse prej 64GB, në opsione me ngjyra të shumta.

Konsumatorët mund të kursejnë disa para në proces nëse ata vendosin të marrin një njësi të çertifikuar të renovuar. Kjo është një nga arsyet kryesore pse njerëzit vendosin të blejnë njësitë e renovuara në rend të parë.

Ato kanë çmim rreth 15 për qind më të ultë se çmimi i plotë i shitjes me pakicë. Njësitë e renovuara fillojnë me 499 dollarë për iPhone 8 dhe 599 dollarë për iPhone 8 Plus.

Njësitë e renovuara të Apple marrin certifikimin e tyre pasi të kenë kaluar nëpërmjet një procesi strikt. Kompania gjithashtu siguron produkte shtesë origjinale me modelet, përveç një garancioni njëvjeçar.

Ata që janë të interesuar në marrjen e një pajisje mund të shkojnë në dyqan online të Apple dhe të marrin një model të renovuar iPhone 8 ose iPhone 8 Plus. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Këto janë përfitimet e përdoruesve të iPhone 12 nga sistemi i ri operativ iOS 17.4

Teknologji
Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Kamera më e shpejtë në botë mund të regjistrojë 156.3 trilionë korniza në sekondë

Teknologji
Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Kur funksionet e Galaxy AI do të jenë të disponueshme në telefonat më të vjetër të Samsungut

Teknologji
Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Google prezanton funksionin e ri që ju ndihmon me blerjet online

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Miliarda përdorues të WhatsApp do të fitojnë përditësime me Inteligjencë Artificiale

Teknologji
Kalo në kategori