Kanë mbetur edhe dy javë deri më dhjetë shtator, kur do të lansohet iPhone 11 – kur pritet të lansohet edhe sistemi operativ iOS 13, që do të ketë shumë opsione shtesë.

Mirëpo, Apple duket se ka shumë gjëra gati, pasi që tani e ka lansuar iOS 13.1 beta, pa e vënë në funksion iOS 13, që kur pajisja e re të lansohet, të ketë gjithçka nën kontroll, transmeton Telegrafi.

Aplikacioni është që tani i gatshëm për shkarkim dhe mund të bëhet pjesë e telefonave të tanishëm, mirëpo nuk dihet nëse i mbështetë iPhone të vjetër.

Deri më dhjetë shtator, Apple mund të sjellë edhe pajisje shtesë si AirPods, para se ta ketë lansuar iPhone të ri, që besohet të jetë shumë i mirë. /Telegrafi/