LAJMI I FUNDIT:

Apple Car mund të marrë bateri nga Kina

Apple Car mund të marrë bateri nga Kina

Kompania kaliforniane po negocion me 2 kompani kineze në lidhje me bateritë për veturën e saj elektrike të planifikuar.

Sipas personave të brendshëm, Apple po negocion me kompanitë kineze CATL dhe BYD rreth shpërndarjes së baterive për veturat e saj elektrike të planifikuara. Bisedimet janë në një fazë të hershme dhe është ende e paqartë nëse do të ketë një marrëveshje me CATL ose BYD, thanë njerëzit e njohur me procesin për agjencinë e lajmeve Reuters. Apple e bëri ndërtimin e objekteve të prodhimit një parakusht për bashkëpunim, transmeton Telegrafi.


Kompania CATL, e cila furnizon prodhuesit kryesorë të veturave, përfshirë Tesla, është e kujdesshme për shkak të tensioneve politike midis SHBA-së dhe Kinës, por edhe për arsye kostoje. Është e paqartë nëse Apple është gjithashtu në bisedime me prodhuesit e tjerë të baterive. Prodhuesi i iPhone nuk pranoi të komentojë. As dy ndërmarrjet kineze nuk komentuan.

Apple dëshiron hekur në vend të nikelit dhe kobaltit

Sipas personave të brendshëm, Apple preferon bateritë e fosfatit të hekurit të litiumit , të cilat janë më të lira për t’u prodhuar, sepse ata përdorin hekur në vend të metaleve më të shtrenjtë nikel dhe kobalt. Është e paqartë se për cilën teknologji kompania amerikane po flet me prodhuesit kinezë të baterive. /Telegrafi/