LAJMI I FUNDIT:

Apostolova: Pa luftimin e korrupsionit s’ka liberalizim vizash

Apostolova: Pa luftimin e korrupsionit s’ka liberalizim vizash

Në hapjen e vitit të ri akademik të Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë, shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka folur për lëvizjen e lirë në zonën Schengen të qytetarëve të Kosovës.

Prej aty, ajo ka theksuar përsëri se luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është kusht i domosdoshëm për liberalizimin e vizave, derisa shpreson që lëvizja e lirë për kosovarët të realizohet gjatë presidencës finlandeze.


Ajo gjithashtu ka këshilluar që sistemi arsimor në Kosovë të fuqizohet në bazë të transparencës dhe stabilitetit dhe emërimet në qendrat e arsimit të bëhen përmes procesit të selektimit.

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova teksa ka folur për Kolegjin IBCM tha se ky institucion synon të sjellë vlera të BE-së në Kosovë, një edukim cilësor që i përgatit të rinjtë për tregun e punës, në pajtim me regjionin e Ballkanit duke i tërhequr të rinjtë e komuniteteve të ndryshime dhe duke i shtyrë në bashkëpunim në forma të veçanta.

Sipas saj, ky kolegj nga Bashkimi Evropian është mbështetur me 2.4 milionë euro me qëllim që të ky institucion arsimor të luaj rol kyç drejtë edukimit të të rinjve në të ardhmen.

Drejtori i Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë (IBCM), Harri Tuomola tha se ky kolegj ka një model i cili lidh aspektin pedagogjik me atë praktik sa i takon fushës së biznesit dhe profesioneve agrokulturore.

Tutje ai tha se ndihet mirë që mbi 80 për qind e studentëve të këtij kolegji kanë siguruar punësim. /KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori