Tarifat e pagesës së energjisë për komunitetin e biznesit, konkretisht për sektorin prodhues, vazhdojnë të mbeten temë debati.
Aplikimi i tarifave dimërore dhe ndërprerja e herë pas hershme e energjisë, po shihen si sfida, por edhe pengesa me të cilat përballet komuniteti i biznesi.
Pikërisht për këtë çështje përfaqësues të komunitetit të biznesit kanë ngritur shqetësime dhe njëherësh kanë kërkuar nga institucionet qeveritare që të kërkojnë nga autoritetet përgjegjëse energjetike, që bizneset të kenë furnizim të rregullt dhe cilësor më energji elektrike.
Përfaqësues të disa kompanive prodhuese në Kosovë, tregojnë se vlerat e larta të faturave të energjisë elektrike gjatë sezonit të dimrit, pamundësojnë investimet në kompani.
Kompania vendore, “Stone-Castle” nga Rahoveci, merret me prodhimin e verës. Për shkak të natyrës së punës, me kapacitet të plotë punon gjatë muajit korrik, gusht dhe shtator, dhe me numër më të madh të punëtorëve. Por faturat e energjisë regjistrohen tri herë më shtrenjtë gjatë sezonit të dimrit, pavarësisht se nuk punohet me kapacitet të plotë.
Agron Aliçkaj nga kjo kompani, tregon se gjatë sezonit të dimrit në kompani punojnë vetëm administrata dhe punëtoret e mirëmbajtjes por faturat për një muaj arrijnë mbi pesë mijë euro.
“Fatura për muajin korrik ishte 1.160 euro, për gusht 1.100 dhe shtator të vitit 2016, ishte 2.270 euro që gjithsej bëjnë 4. 550 euro. Ndërsa fatura për tetor ka ardhur 5.780 , nëntor 4.707 dhe dhjetor 4.831, e që gjithsej janë 15320 euro. Nga kjo shihet se sezoni i dimrit, kur pothuajse nuk punohet, faturohen shpenzime mbi tri here më të larta se në periudhën e verës kur kompania punon me kapacitete të plota dhe me fuqi punëtore gati tre fish më të madhe”, thotë Aliçkaj.
Sipas tij, me uljen e shpenzimeve të pakuptimta gjatë sezonit dimëror, kompania do të investonte në rritjen e sipërfaqeve të vreshtave, me çka do të imponohej edhe marrja e punëtorëve të rinj.
Që nga 1 tetori në Kosovë kanë hyrë në fuqi tarifat dimërore. Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji, kategoria e konsumatorëve të mëdhenj të energjisë reaktive, gjatë sezonit të lartë (dimëror) për kilovat paguajnë çmimin 9.36 centë, kurse për sezonin e ulët (veror) 5.20 centë.
Arian Zeka, drejtor në Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë tha për Radion Evropa e Lirë se është i pakuptimtë aplikimi i tarifave verore dhe dimërore, pasi sipas tij, në këtë mënyrë po u shkaktohen probleme bizneseve në zhvillimin e veprimtarive të tyre.
“Prandaj kemi kërkuar që mos të ketë një diferencim të tillë. Nëse është e mundur të gjendet një modalitet tjetër i cili e bënë më të parashikueshëm pagesën ose faturën e energjisë elektrike nga ana e bizneseve”, thotë Zeka.
Ndryshe, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë theksuar se dëshirojnë që komuniteti i biznesit të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe me çmime të njëtrajtshme në mënyrë që të jenë konkurrues në tregun vendor dhe ndërkombëtar. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Modë apo relaks?
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre