LAJMI I FUNDIT:

Aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore, deputetja e PDK-së: Është shkelje të caktosh moshën e fëmijës për regjistrim në klasë të parë

Aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore, deputetja e PDK-së: Është shkelje të caktosh moshën e fëmijës për regjistrim në klasë të parë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT-i nuk qenka i thjeshtë.

Musliu-Shoshi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se i mbetet prindërve të zgjedhin se në cilën moshë duan ta regjistrojnë fëmijën e tyre në klasë të parë, nga 5-7 vjeç.


E që sipas saj, në aplikim është bërë një shkelje e të drejtave, pasi është e caktuar mosha e fëmijëve nga 6-11 vjeç që të bëhet subvencionimi nga klasa e 1-5-të.

“Aplikimi për subvencionimin e blerjes së teksteve shkollore nga MASHT nuk qenka edhe aq i thjeshte. Sidoqoftë  është shkelje e të drejtave të caktosh moshën e fëmijës 6-11 vjeç që të bëhet subvencionimi nga klasa e 1-5-të. Është zgjedhje e prindit a e dërgon fëmijën në klasë të parë me 5 apo me 7 vjet.

Kjo qasje e qeverisë na tregon vetëm një të vërtetë, që JETA dhe MIRËQENIA e qytetarit nuk është prioritet. Prioritet është korrupsioni  i thellë  në çdo fushë, prej grurit,vajit,barnave e  deri te librat. Caktoni edhe moshën e prindit ndoshta e lehtësoni këtë proces…!

Marre! Mjerim! Fundosje”, ka shkruar Musliu-Shoshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori