LAJMI I FUNDIT:

Aplikimi për skemën e familjeve të dëshmorëve në Ministrinë e Financave, IKD del me reagim

Aplikimi për skemën e familjeve të dëshmorëve në Ministrinë e Financave, IKD del me reagim
Foto: Ilustrim

Qytetarët të cilët paraqiten pranë Departamentit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve të Luftës dhe Viktimave Civile në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, me qëllim që të aplikojnë në skemën e familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe viktimave civile, ndër dokumentet e listuara për t’u dorëzuar me aplikimin e tyre, u kërkohet edhe një “vërtetim për ndërprerje të pensionit të pleqërisë ose punës”.

Një veprim i tillë, sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) është i kundërligjshëm dhe shkel të drejtat e aplikuesve në realizimin e kërkesës së tyre.

Kjo sepse, Ligji për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre, në nenin 23, par. 2, shprehimisht përcakton se “shfrytëzuesit e pensionit bazë, mund të realizojnë të gjitha të drejtat dhe beneficionet e përcaktuara me këtë ligj, nëse i përmbushin kushtet dhe kriteret sipas dispozitave të këtij ligji.”


IKD thotë kjo situatë është rregulluar edhe përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës Supreme, e cila ka vërtetuar aktgjykimet e shkallëve më të ulëta duke njohur kështu të drejtën e individëve në dy skema pensionale – atë kontributpagues të moshës, si dhe atë që rrjedh nga ligji për kategoritë e dala nga lufta.

Ajo që thuhet në aktgjykim të Gjykatës Supreme është që e drejta e fituar me punë duhet të konsiderohet prioritet, më e favorshme dhe si e drejtë themelore e njeriut, andaj dhe askush nuk duhet të privohet nga kjo e drejtë, apo në raste të tjera personi i cili e arrin moshën e pensionimit si kontributpagues në bazë të punësimit.

E njëkohësisht, përderisa me asnjë dispozitë të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, i cili është ligj i mëvonshëm, por as me ndonjë akt apo ligj tjetër, nuk është shfuqizuar neni 23 i ligjit për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre, kjo nënkupton se çdo shfrytëzues i pensionit bazik, ka të drejtën edhe të pensionit nga Ligji për statusin dhe të drejtat e kategorive të dala nga lufta, thuhet në reagimin e IKD-së./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Ekonomi
Kalo në kategori