LAJMI I FUNDIT:

Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës

Aplikimi i Kosovës mbetet në sirtarët e Këshillit të Evropës

Këshilli i Evropës (KiE) vazhdon ta mbajë në sirtar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim. Vonesat për shqyrtim të aplikimit të Kosovës po konsiderohen burokratike, por megjithatë, vlerësohet se ka qenë momentumi i duhur për të aplikuar, pavarësisht kritikave se Kosova është dashur të presë deri sa të sigurohen shumica e votave në Këshill.

Ndërkohë, ani pse shtetet kyçe të BE-së kanë mbështetur aspiratat e Kosovës për anëtarësim në KiE, avancimi tutje ndërlidhet edhe me dialogun Kosovë-Serbi.

Analisti politik, Gazmir Raci, thotë për KP se Kosova nuk mund të mbetet peng i askujt në Bashkimin Evropian për të pritur momentumin e duhur. Prandaj, sipas tij, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE ka qenë i duhur, pavarësisht vonesave të mundshme për shqyrtim të njëjtit.

“Momentumi ishte që ne të aplikojmë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Tash mbetet të shihet në procedurat e brendshme burokratike që i ka Këshilli i Evropës. Andaj Kosova nuk mundet të mbetet peng i askujt në Bashkimin Evropian për të pritur ndonjë momentum sepse kurrë ai momentum nuk mund të arrihet në një situatë të cilën jemi, duke marrë parasysh krizën dhe luftën që e kemi në Ukrainë”, deklaron Raci.

Mirëpo, drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, thotë se avancimi i Kosovës në skemën ndërkombëtare është i ndërlidhur me dialogun me Serbinë.

“Vendet kyçe të BE-së kanë mbështetur aplikacionin tonë, këtë e kanë konfirmuar qartazi, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, megjithëse kjo e fundit ka nënvizuar ndërlidhjen me dialogun. Këtu besoj se duhet të jetë vëmendja e institucioneve tona, në sytë e partnerëve tanë, por edhe në sytë e ShBA-ve, çdo avancim i yni në skemën ndërkombëtare është i lidhur me dialogun.

Andaj aktet sikur Marrëveshja për udhërrëfyesin në funksion të zbatimit për energjinë të vitit 2013 është hap i duhur dhe i cili do të mbështes aplikacionin tonë për Këshill të Evropës. Prandaj vëmendja duhet të jetë aty që të avancojë dialogu dhe të krijojë mjedis të favorshëm për faktorizimin tonë ndërkombëtar”, thotë ai.

Ditë më parë, në një postim në Twiter, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se Qeveria e Kosovës është dashur të presë për siguruar se ka shumicën e nevojshme për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Ndonëse shumë njerëz mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, të gjithë ata këshilluan Qeverinë që të presë për ta dorëzuar aplikacionin për t’u siguruar se ekziston shumica (e votave) në Këshill përpara aplikimit. Pak a shumë këtë thanë të gjithë partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshill të Evropës më 12 maj të këtij viti, derisa nuk ishte përfshirë në agjendë të Komitetit të Ministrave të KiE-së që ishte mbajtur më 20 maj. Tashmë shpresat për shqyrtim të aplikacionin janë në mbledhjen e radhës, e cila është vitin e ardhshëm. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori