LAJMI I FUNDIT:

Apeli refuzon ankesën e Shefki Spahiut, mbetët në fuqi dënimi me burg të përjetshëm për vrasjen e Jetmir Aliajt në kazino

Apeli refuzon ankesën e Shefki Spahiut, mbetët në fuqi dënimi me burg të përjetshëm për vrasjen e Jetmir Aliajt në kazino

Gjykata  e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në  Prizren për burg të përjetshëm për Shefki Spahiun i cili vrau Jetmir Aliajn më 17 mars 2019 në një kazino në Suharekë.

Apeli ia refuzoi ankesën e parashtruar nga mbrojtja e Shefki Spahiut për vrasjen e Aliajt, duke i vërtetuar dënimin me burg të përjetshëm, teksa lënda kalon në Gjykatën Supreme.


Për Telegrafin këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Marcel Lekaj.

Në shtator të vitit 2020, është dënuar me burgim të përjetshëm ish-rreshteri i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu, i akuzuar për vrasje të rëndë dhe manipulim me prova.

Burgim i përjetshëm për policin që akuzohet se vrau punëtorin e kazinos në Suharekë
Lexo po ashtu Burgim i përjetshëm për policin që akuzohet se vrau punëtorin e kazinos në Suharekë

Sipas aktgjykimit të shpallur në Gjykatën Themelore në Prizren, është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprat penale me të cilat ngarkohet.

Më 31 maj 2019, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor Shefki Spahiu, me arsyetimin se i njëjti, më 17 mars 2019, në Suharekë, në një kazino e cila gjendet në rrugën e Reshtanit, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore me dashje dhe në mënyrë dinake, privon nga jeta punëtorin e kazinos, Jetmir Aliaj.

Sipas aktit akuzues, Spahiu pasi qëndroi në kazino, papritur, duke shfrytëzuar besimin dhe sinqeritetin e Jetmir Aliajt, në mënyrë dinake e kishte nxjerrë armën-pistoletën e markës “Glock”, të cilën e kishte të gatshme për shkrepje dhe nga një distancë 1 metër kishte shtënë një herë në pjesën ballore të kokës, duke shkaktuar vdekjen e viktimës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit

Politikë
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë

Kronika e Zezë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko

Lajme
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori