LAJMI I FUNDIT:

Apeli refuzon ankesat e paditësve për noterë

Apeli refuzon ankesat e paditësve për noterë

Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e paditësve F.D., V.D., V.H., M.K., Q.S., G.P., B.B. dhe G.G., në procedurën e konfliktit administrativ ndaj Ministrisë së Drejtësi

Gjykata e Apelit, Departamenti për Çështje Administrative, me aktvendimin AA.nr.744/2022, të datës 9 shkurt 2023, i ka refuzuar ankesat e paditësve F.D., V.D., V.H., M.K., Q.S., G.P., B.B., G.G., ndërsa i ka vërtetuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative A.nr.529/2020, të datës 24 dhe 28 qershor 2022, me të cilat është refuzuar si i pabazuar propozimi i paditësve për dhënien e aktgjykimit plotësues.

Objekt shqyrtimi në këtë procedurë ka qenë shqyrtimi i ankesës vetëm lidhur me propozimin e paditësve të lartpërmendur për dhënien e aktgjykimit plotësues, përmes të cilit propozim paditësit kanë kërkuar që të detyrohet e paditura, të vazhdojë me procesin e emërimit të kandidatëve për noter.


“Përndryshe duhet sqaruar se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, si gjykatë e shkallës së parë, me aktgjykimin e saj A.nr.529/2020, të datës 1 shkurt 2022, e kishte aprovuar në tërësi si të bazuar kërkesëpadinë e paditësve Q.S., etj. dhe e kishte anuluar vendimin e të paditurës – Ministria e Drejtësisë, nr.15/2020, nr. prot. 01-173, të datës 24 shkurt 2020, si të kundërligjshëm, njëherit duke vërtetuar se procesi i provimit për noterinë i shpallur me datën 19 prill 2019, nga e paditura Ministria e Drejtësisë, është i ligjshëm dhe i drejtë”, njofton Gjykata e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia shpëton një person me probleme në frymëmarrje pas derdhjes së një substance kimike në veturë në Gjilan

Policia shpëton një person me probleme në frymëmarrje pas derdhjes së një substance kimike në veturë në Gjilan

Lajme
Oda e Mjekëve nis hetimet për mjeken e Urgjencës në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut

Oda e Mjekëve nis hetimet për mjeken e Urgjencës në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut

Lajme
Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, gjykata në Itali shqipton burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, gjykata në Itali shqipton burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova

Kronika e Zezë
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Lajme
Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-policit Arbnor Spahiu - reagon MPJD

Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-policit Arbnor Spahiu - reagon MPJD

Lajme
Dosja e Prokurorisë në rastin e Agon Zejnullahut

Dosja e Prokurorisë në rastin e Agon Zejnullahut

Drejtësi
Kalo në kategori