Gjykata e Apelit të Kosovës ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prizren derisa ka refuzuar ankesën e mbrojtësit të të akuzuarit Nexhmendin Musliu, ish-inspektor i ndërtimit në Prizren dhe të njëjtin e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 18 muaj për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, më 23 korrik 2021, e ka shpallur fajtor Musliun dhe e ka dënuar me 10 muaj burgim efektiv dhe 2 vite ndalim të ushtrimit të profesionit si dhe është obliguar të kompensoj dëmin ndaj Komunës së Prizrenit në shumë prej 21,551.58 euro.
Sipas vendimit të siguruar nga ‘‘Betimi për Drejtësi’’, pjesa tjetër e aktgjykimit ka mbetur e pandryshuar dhe se Komuna e Prizrenit është udhëzuar në procedurë kontestimore.
Në arsyetim të këtij vendimi thuhet se duke e ekzaminuar aktgjykimin e atakuar ku gjykata e shkallës së dytë kujdeset sipas detyrës zyrtare, Apeli gjen se i njëjti nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe nuk është shkelur kodi penal në dëm të të akuzuarit.
Sipas Apelit është fakt i padiskutueshëm dhe i vërtetuar drejtë nga gjykata e shkallës së parë dhe se janë dhënë arsyet bindëse e të cilat fakte nuk i konteston vetë i akuzuari se në periudhën prej vitit 2016 deri në vitin 2017 në Prizren, në cilësinë e inspektorit komunal të ndërtimit në Prizren, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare nuk i ka përmbush zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin, investitorin ‘Kastrati Comerc’ dhe ‘Coneng’, në mënyrë që nuk ka marr konkluzion për rrënimin e katit të tetë të një kompleksi ndërtimor dhe ka mundësuar që në një banim kolektiv tjetër ndërtimin e tre kateve shtesë pa leje.
Ashtu që thuhet se është i padiskutueshëm fakti se për shkak të mos kryerjes së veprimeve zyrtare nga ana e inspektoratit të ndërtimit, të akuzuarit Musliu, është mundësuar të ndërtohet një hapësirë më e madhe se ajo e lejuar sipas lejes së ndërtimit.
Arsyeja se është udhëzuar Komuna e Prizrenit në procedurë civile thuhet se është për shkak se i akuzuari Musliu me veprimet e tij pasive ka mundësuar që investitorët e lartcekur nuk i kanë përmbushur obligimet e tyre e që nga shkresat e lëndës shihet se kanë paguar disa obligime por jo sa e kanë dëmtuar komunën, andaj në këtë procedurë do të vërtetohet saktë shuma e obligimeve dhe atë sa është paguar dhe çka duhet të paguhet.
Tutje në vendim thuhet se gjykata e shkallës së parë ka vlerësuar rrethanat lidhur me llojin e masës së sanksionit penal të shqiptuar dhe ka konstatuar si rrethanë rënduese, shkallën e lartë të përgjegjësisë penale, motivi i ekzekutimit duke u mundësuar të tjerëve të përfitojnë përfitime të konsiderueshme materiale ndërsa, si rrethanë lehtësuese ka marrë sjelljen korrekte të të akuzuarit gjatë procedurës dhe se është njeri familjar.
Por, Gjykata e Apelit ka konsideruar se dënimi i shqiptuar me burgim prej 10 muajsh nuk është proporcional me përgjegjësinë penale të të akuzuarit Musliu, ashtu që i ka shqiptuar dënim me burgim prej 18 muajsh duke vlerësuar se me këtë dënim do të arrite qëllimi i dënimit, ashtu sikurse do të arrite parandalimi i kryerjes së veprave penale dhe forcimit të moralit shoqëror.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, edhe në qershor të vitit 2020, të akuzuarin Musliu e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me gjashtë muaj burgim efektiv. Mirëpo me pajtimin e tij, dënimi me burgim i ishte zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej 3,500 euro.
Por, pas ankesave të ushtruara nga mbrojtja e të akuzuarit, Gjykata e Apelit më 12 janar 2021 ka vendosur që këtë lëndë ta kthej në rigjykim në shkallën e parë.
Në arsyetimin e dhënë thuhet se Gjykata e Apelit vlerëson se aktgjykimi i atakuar me ankesë përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, e të cilat ndikojnë edhe në vërtetimin e drejtë dhe të plotë të gjendjes faktike.
Tutje, në arsyetimin e Apelit thuhet se dispozitivi i aktgjykimit është në kundërshtim me arsyetimin për faktin se në dispozitiv në rreshtin e tretë thuhet “…me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin … ”, ndërsa në fund të dispozitivit nuk përcaktohet vlera e dobisë pasurore apo dëmi i shkaktuar palës së dëmtuar dhe çka është më e rëndësishmja, nuk përcaktohet as kush është palë e dëmtuar.
Në rigjykim, Apeli ka kërkuar që të përcaktohet pala e dëmtuar dhe lartësia e dëmit të caktuar në mënyrë që dispozitivi por edhe kualifikimi juridik t’i përmbajë elementet e domosdoshme që nevojiten në këtë rast.
Sipas Apelit, gjykata e shkallës së parë vetëm ka listuar provat personale, ndërsa ato materiale nuk i ka listuar fare e as arsyetuar, por për të njëjtat vetëm i ka përmendur, ndërsa e ka përshkruar rrjedhën e ngjarjes që buron nga dispozitivi i aktgjykimit por sipas Apelit, pa një arsyetim të secilës provë veç e veç dhe të gjitha provave si tërësi për të ardhur deri te një gjendje faktike e plotë.
“Në rastin konkret Prokuroria, por edhe gjykata e shkallës së parë vlerësojnë se i akuzuari nuk ka përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin mirëpo para se të vlerësohet ky fakt, gjykata është e obliguar që së pari të vlerësoj përgjegjësitë dhe obligimet e Inspektorit të Ndërtimit apo personave që janë përgjegjës për çështjen e ndërtimeve apo mbindërtimeve pa leje si dhe procedurat që zbatohen në këto raste e që këto obligime dhe përgjegjësi burojnë nga Ligji për ndërtim 04 / L – 110 e që përveç këtij ligji gjykata në rigjykim përsëri të ftoj drejtorin e Drejtoratit të Inspektorve të Komunës së Prizrenit Z.Bujar Hasani si dhe të aprovoj propozimin e mbrojtjes që të ftohet si dëshmitar edhe Fail Hoxha” – thuhet tutje në vendmin e Apelit.
Në vendimin e Apelit, po ashtu thuhet se mbrojtja pretendon se i akuzuari ka ndërmarrë disa veprime siç janë përpilimi i procesverbalit mbi inspektimin, aktvendimet për rrënim vullnetar, gjobat mandatore, kallëzimet penale, konkluzionet për rrënim të dhunshëm, vënia e shiritave si dhe aktvendim për kundërvajtje, mirëpo këto pretendime, Apeli thekson se gjykata nuk i ka arsyetuar se a qëndrojnë dhe nëse po, cilat kanë qenë detyrimet shtesë të akuzuarit për të ardhur deri te rrënimi i pjesëve të ndërtuara pa leje.
Gjykata e Apelit ka gjetur se përshkrimi faktik nuk është bërë si duhet në aktgjykim dhe se arsyetimi është i pamjaftueshëm.
“Në rigjykim, gjykata e shkallës së parë duhet të veproj në pajtim me vërejtjet e lartcekura , t’i eliminoj të gjitha shkeljet e cekura , t’i administroj të gjitha provat dhe të njëjtat t’i vlerësoj në pajtim me dispozitën e nenit 370 par 6 dhe 7 të KPP , dhe të vlerësojë edhe pretendimet e tjera të mbrojtjes në ankesë dhe varësisht nga rezultati i vlerësimit të provave të nxjerr konkluzione të drejta të ligjshme e të bazuara në provat e administruara e mandej të merr vendim përkatës” – thuhet në fund të vendimit te Apelit.
Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren, të ngritur më 19 prill 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu, akuzohet se në periudhën kohore 2016-2017, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit në Prizren, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij, me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.
Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk ndërmerr konkluzion për rrënimin e katit të 8 të kompleksit ndërtimor “Kastrati Comerc”, me pronar Nazmi Kastrati, i cili kishte leje ndërtimi për P+B+7 dhe ka ndërtuar një kat pa leje, në lagjen “Jeta e Re”.
Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu ka mundësuar ndërtimin e tre kateve pa leje të firmës “Coneng”, me pronar Skender Vata, e që kishte leje për dy kate P+B+2.
Ai është i përfshirë edhe në disa raste të tjera në procese gjyqësore që kanë të bëjë me veprën e njëjtë penal, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje