LAJMI I FUNDIT:

Apartamenti i tyre përfshihet nga zjarri, tre burra rrezikojnë jetën për t’i shpëtuar tre fëmijët rusë

Apartamenti i tyre përfshihet nga zjarri, tre burra rrezikojnë jetën për t’i shpëtuar tre fëmijët rusë

Një skenë e ngjashme me ato të filmave aksion të Hollywoodit, ka ndodhur në qytetin rus Kostromi, ku disa persona rrezikuan jetën e tyre për t’i shpëtuar disa fëmijë që kishin ngecur në apartamentin e tyre në katin e tretë të ndërtesës së përfshirë nga zjarri.

Ata nuk hezituan të ngjiten nëpër gypat e ujit, dhe t’i nxjerrin nga dritarja fëmijët që kishin ngecur brenda dhe rrezikoheshin të digjeshin për së gjalli, transmeton Telegrafi.


E momenti i shpëtimit është filmuar nga kalimtarë të rastit, kurse pamjet janë transmetuar edhe nga mediat ruse.

Në video shihen tre burra duke qëndruar të varur nëpër gypa, ku i pari që ishte ngjitur më së larti i zbriste një nga një fëmijët – duke ua dorëzuar të tjerëve që ishin më poshtë.

Mediat lokale raportojnë se në momentin që zjarri kishte shpërthyer, dera e apartamentit ishte mbyllur nga prindërit që në ato momente nuk ishin brenda. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Si shtetet arabe 'e ndihmuan befas Izraelin të zmbrapsë sulmin e Iranit'

Botë
Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Aeroplanët luftarakë amerikanë do të qëndrojnë në Lindjen e Mesme - sulmi i Iranit ndaj Izraelit, të gjitha zhvillimet, minutë pas minute

Botë
SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

SHBA me mesazh të qartë për Izraelin, nëse Tel Avivi vendos për një “kundërofensivë” kundër Iranit

Botë
Po trajtohet si

Po trajtohet si "akt terrorist" – detaje dhe pamje të tjera rreth ngjarjes ku peshkopi dhe besimtarët u sulmuan me thikë në një kishë në Sidnei

Australia
Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Bomba dhe viruse: Historia e 'sulmeve të Izraelit' në tokën iraniane

Botë
Turqia ka një mesazh për Iranin

Turqia ka një mesazh për Iranin

Botë
Kalo në kategori