Anya Taylor-Joy bën një paraqitje të rrallë publike me bashkëshortin e saj, aktoren e shqetësuar për pamjen e saj të dobët
Aktorja Anya Taylor-Joy dhe bashkëshorti i saj Malcolm McRae rrallë shfaqen së bashku në publik. Megjithatë, çifti bëri një përjashtim në darkën gala para ndarjes së çmimeve Oscar të Dior dhe revistës W në restorantin Mr. Chow në Beverly Hills.
Për eventin, Taylor-Joy zgjodhi një fustan të bardhë të thurur me dekolte të thellë dhe rripa që binin anash. Ajo e kompletoi pamjen me një xhaketë të zezë dhe sandale të bardha me rripa nga Aquazzura, ndërsa flokët i lidhi në një topuz të lartë dhe shtoi vathë të hollë argjendi nga Tiffany & Co. Ndërsa Malcolm mbante veshur një kostum klasik të zi dhe këmishë të bardhë.
Megjithatë, ishte figura e saj ajo që tërhoqi më shumë vëmendje. Beli i saj i hollë, faqet e përcaktuara dhe mollëzat e larta ndezën përsëri debatin rreth standardeve të bukurisë së Hollivudit të sotëm, të cilat shumë i shoqërojnë me dobësi ekstreme.
Ndërsa disa fansa ishin të kënaqur me elegancën dhe hirin e saj, të tjerë shprehën shqetësim për pamjen e saj, duke komentuar se ajo ishte "shumë e dobët" dhe dukej "e pashëndetshme".
Pavarësisht gjithçkaje, Anya rrezatonte vetëbesim. Ndërsa pozonin për fotografët, McRae e përqafoi me butësi gruan e tij, një pamje e rrallë për çiftin që zakonisht e mban intimitetin larg syrit të publikut.
Çifti është bashkë që nga fillimi i vitit 2021 dhe u martuan fshehurazi në pranverën e vitit 2022. Aktorja zbuloi detajet vetëm në përvjetorin e martesës së tyre, duke postuar detaje rreth dasmës sekrete në Instagram. /Telegrafi/






































