LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca për rastin e PSP-së “Trajektorja”

Anulohet seanca për rastin e PSP-së “Trajektorja”

Avokatët mbrojtës të ish-ministrit për Transport dhe Lidhje, Mile Janakieski dhe zv. kryeministrit për çështje ekonomike, Vlladimir Pesheveski konfirmojnë se SMS mesazhet, të cilat merren si dëshmi në lëndën e PSP-së “Trajektorja”, janë të modifikuara.

Sipas tyre dëshmitë e PSP-së nuk janë dëshmi relevante dhe të njëjtat duhet të hedhen poshtë, vlerësojnë avokatët e palës mbrojtëse.


Avokatja Snezhana Svaiq tha se SMS mesazhet nuk kanë datë të saktë se kur janë dërguar, ndërsa tek disa mungon koha e dërgimit. Ajo gjithashtu tha se mesazhet kanë qenë të ndryshuara.

Gjykata për këtë do të sqarohet në seancën e ardhshme më 5 mars. Të akuzuarit për rastin e PSP-së “Trajektorja” dyshohen se kanë dëmtuar buxhetin për 155 milionë euro gjatë përzgjedhjes së kompanisë të pjesës Milladinovcë-Shtip dhe Kërçovë-Ohër./Telegrafi/