LAJMI I FUNDIT:

Anulohet seanca për “Titanik 2”, mungon Sasho Mijallkov

Anulohet seanca për “Titanik 2”, mungon Sasho Mijallkov

Seanca e sotme për rastin “Titanik 2” nuk u mbajt për shkak të mungesës së të akuzuarit. Bëhet fjalë për ish-shefin e policisë sekrete, Sasho Mijalkov, i cili në këtë rast akuzohet për parregullsi zgjedhore.

Mijallkov aktualisht është duke vuajtur dënimin me burg në burgun e Strugës, pasi arriti marrëveshje me Prokurorinë për rastin “Perandoria”.


Ai sot nuk u dërgua në gjyq nga ana e autoriteteve të burgut.