Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, sot u anulua për seanca për rastin e PSP-së “TNT” për shkak të mungesës së gjyqtarit Ognen Stavrev, i cili udhëheq lëndën, ndërsa për momentin është në pushim mjekësor. Seanca e ardhshme është caktuar për më 30 gusht.

Në seancën e mëparshme ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, i cili akuzohet për rastin “TNT” kërkoi që të përjashtohet nga kjo lëndë prokurorja Katica Janeva, për shkak të dyshimeve në rastin “Haraçi”.

Avokati Elenko Milenov tha se ende nuk është dhënë përgjigje në lidhje me prokuroren speciale.

Kërkesa, siç tha Trajkovski në deklaratën për mediat, ka dërgua kërkesë për shkak të dyshimit të lidhjes së Janevës me Adrian Amzoski, person i autorizuar i kompanisë “Drim Bilding” nga Struga, i cili ishte edhe udhëheqës i kompanisë “Fine” që ka ndërtuar objektin “Kosomos”.

Rasti “TNT”, e cila ka të bëjë me prishjen e kompleksit të apartamenteve të Kosmos të biznesmenit Fiat Canoski, është në prova, ndërsa në seancën e fundit janë marrë në pyetje dëshmitarët e propozuar nga pala mbrojtëse./Telegrafi/