LAJMI I FUNDIT:

Anulohet protesta e paralajmëruar e inspektorëve sanitarë në sheshin “Skënderbeu”

Anulohet protesta e paralajmëruar e inspektorëve sanitarë në sheshin “Skënderbeu”

Protesta e 125 inspektorëve sanitarë të angazhuar në luftën kundër pandemisë COVID-19, e paraparë të mbahet të hënën e 6 qershorit, është anuluar për shkaqe teknike.

Protesta ishte paraparë të mbahet në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.


Kështu ka bërë të ditur Bekim Ahmeti, organizues i kësaj proteste, përmes një komunikate për media.

“Me këtë shkresë elektronike, ju njoftojmë se protesta e 125 inspektorëve sanitarë të angazhuar në luftën kundër pandemisë Covid19, e paraparë për datën 06 Qershor 2022, ora 11:00, në sheshin “Skënderbeu”, anulohet për shkaqe teknike”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, thuhet se protesta e paraparë të mbahet ditën e njëjtë në oborrin e selisë qendrore të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në orën 09:00 do të mbahet.

Tutje, bëhet e ditur se “këto protesta janë organizuar me qëllim të sensibilizimit të institucioneve dhe opinionit me kërkesën që neve, 125 inspektorëve sanitarë të angazhuar në luftën kundër pandemisë COVID-19 të na vazhdohen kontratat e punës edhe për së paku një periudhë 6 mujore”.

Këta inspektorë janë angazhuar nga Ministria e Shëndetësisë që nga përhapja e pandemisë në Kosovë, me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të masave antiCOVID. Por, kontratat e tyre kanë skaduar ditë më parë. Ndaj, ata dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë po kërkojnë që t’u vazhdohen, pasi në Kosovë nuk ka numër të mjaftueshëm të tyre për të siguruar kontroll në fusha të ndryshme në terren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori