LAJMI I FUNDIT:

Anulohet mësimi, pas raportimeve anonime për bomba në disa shkolla në Mal të Zi

Anulohet mësimi, pas raportimeve anonime për bomba në disa shkolla në Mal të Zi

Për shkak të njoftimeve anonime për bomba të vendosura në shkolla në të gjithë Malin e Zi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit ka vendosur të pezullojë mësimin në shkollat që kanë marrë raportime për mjete shpërthyese.

Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, shkollat anembanë Malit të Zi morën sot e-mail kërcënues: “Shumë bomba janë vendosur në territorin e shkollës. Gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje. Ne do të marrim hak. Ne do të vijmë në shkollë. Ne do të vrasim gjithçka. Askush nuk do të mbetet gjallë. I gjithë qyteti do të rrjedh gjak”.


Drejtoria e Policisë bëri të ditur se po marrin masa sigurie në shkollat e disa qyteteve lidhur me raportimet për mjete shpërthyese të vendosura mëngjesin e sotëm, si dhe aktivitete për verifikimin e këtyre pretendimeve.

“Administratat e shkollave dhe personeli mësimor në të cilin policia ndërmerr aktivitete bashkëpunojnë me policinë dhe kanë informuar prindërit, ndaj prindërit duhet të vazhdojnë të komunikojnë me stafin mësimdhënës dhe administratat e shkollave për të vazhduar procesin mësimor pas përfundimit të aktiviteteve të policisë”, citohet të ketë thënë Drejtoria e Policisë.

Përveç shkollave që kanë marrë njoftime për bomba të vendosura, një e-mail me të njëjtin kërcënim ka mbërritur edhe në adresat e komunave Nikshiq, Tivar dhe Berane.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, u bëri thirrje organeve kompetente shtetërore që të reagojnë urgjentisht ndaj raportimeve të fundit për vendosjen e mjeteve shpërthyese në institucionet arsimore dhe të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori