LAJMI I FUNDIT:

Anulohet festivali zyrtar i birrës “Beerfest Kosova”

Anulohet festivali zyrtar i birrës “Beerfest Kosova”
Beer Fest Kosova

Festivali “Beerfest Kosova” i paraparë të mbahet më 24 deri 26 qershor, detyrohet që të anulojë mbajtjen e festivalit, ngase nuk po lejohet të mbahet në lokacionin e paraparë.

Kështu kanë kanë bërë të ditur në një komunikatë për media organizatorët e këtij festivali.

“Në një takim me zyrtarët e Komunës së Prishtinës, drejtorëve të drejtorive relevante dhe Policisë së Kosovës që u mbajt pasdite të hënën, me 13 qershor, na u kumtua vendimi nga Policia e Kosovës që ky festival nuk do të lejohet të mbahet në lokacionin e përcaktuar (Parkingu, prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë), me arsyetimin se ky lokacion nuk i plotëson kushtet për këtë organizim”, thuhet në komunikatë.


Anulohet festivali zyrtar i birrës “Beerfest Kosova”

“Kërkesat tona zyrtare për leje dhe pëlqime relevante për mbajtjen e këtij festivali në lokacionin e cekur, janë bërë në fillim të muajit mars. Deri në takimin e përbashkët që e kishim, nuk kemi pas asnjë përgjigje, përkundër insistimit tonë, duke na mbajtur kështu peng për lokacion”, thuhet më tej.

Anulohet "Sunny Hill Festival 2022" në Prishtinë - zhvendoset në Tiranë
Lexo po ashtu Anulohet "Sunny Hill Festival 2022" në Prishtinë - zhvendoset në Tiranë

Sipas organizatorëve, është një vendim shumë i dëmshëm, i vonshëm dhe i pa arsyeshëm.

“Në lokacionin e njëjtë ne i kemi mbajt 4 edicionet e fundit dhe mendojmë që si lokacion është i përshtatshëm për këtë festival dhe aktivitete të tilla të ngjashme. Sido që të jetë, jemi shumë vonë për çfarëdo zgjidhje tjetër, prandaj jemi të detyruar që të anulojmë mbajtjen e festivalit në këto data, në lokacionin e paraparë”, vazhdon më tej komunikata.

Anulohet festivali zyrtar i birrës “Beerfest Kosova”

Beerfest Kosova dhe MODUS, si organizatorë të festivalit thonë tutje se tani janë në kërkim të një lokacioni të ri të përshtatshëm dhe për përcaktim të datave të reja.

Në trend Magazina

Më shumë
Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Eskalon sërish G Bani - i afrohet Shkëlzenit dhe i bërtet në fytyrë

Magazina
Kalo në kategori