Mos vazhdimi i projektit nga Qeveria për ndërtim të infrastrukturës së gazit në Kosovë, të financuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), rishpallja e konkursit për pozitat në Borde të katër ndërmarrjeve publike dhe dorëheqja e drejtorit menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ishin disa ngjarjet kryesore që e karakterizuan këtë javë në ekonomi.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se Kosova nuk do të vazhdojë përpara me projektin për ndërtim të infrastrukturës së gazit, të financuar nga MCC-ja. Sipas Rizvanollit, kjo ministri është në bashkëpunim me këtë agjenci amerikane, për të vendosur për shfrytëzimin e kompaktin për investime me risk më të ulët.
“Ne kemi nevojë për më shumë informata për të qenë të sigurt se ndërtimi i infrastrukturës së gazsjellësit është opsioni më i mirë për tranzicionin tonë energjetik, ndërsa nga ana tjetër MCC ka afate strikte kohore për zhvillim dhe nënshkrim të programit të kompaktit. Në këtë situatë përballë afateve kohore që ka MCC, ne kemi vendosur që të ecim tutje dhe ta shfrytëzojmë investimin e alokuar për programin e kompaktit për investime me risk më të ulët, por që gjithashtu ndihmojnë Kosovën drejt dekarbonizimit të sektorit të energjisë dhe krijojnë kushte për zhvillim ekonomik dhe zhvillim të sektorit privat”, ka theksuar Rizvanolli.
Tërheqja e Qeverisë nga projekti për ndërtimin e infrastrukturës së gazit të financuar nga MCC ka hasur në kundërshtime nga partitë opozitare në Kosovë.
Partia Demokratike e Kosovës kishte kërkuar aprovimin e projektit amerikan për infrastrukturën e gazit dhe termocentralin me gaz. PDK-ja tha se anulimi i planeve për ndërtimin e planeve për infrastrukturën e gazit, “do të ishte një humbje e madhe për qytetarët e Kosovës dhe shtetin tonë, si dhe do të përbënte cenim direkt të interesave tona shtetërore e kombëtare”.
Ndërsa, sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, Qeveria refuzoi projektin që do t’i siguronte shtetit furnizim me gaz e së këndejmi dhe tranzicionin e nevojshëm energjetik.
“Ecja jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë e përbashkët në politikë, ekonomi, siguri e energjetikë”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Në një konferencë për medie, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se, kryeministri Albin Kurtin po rrezikon partneritetin me SHBA-në.
“Refuzimi i qeverisë ndaj këtij projekti të interesit gjeostrategjik dhe gjeopolitik me dobishmëri të lartë ekonomike është goditje e drejtpërdrejt ndaj shtetit dhe partneritetit Kosovë-SHBA dhe interesave të SHBA-së në Ballkan”, është shprehur Haradinaj.
SHBA-ja në buxhetin e ri të propozuar nga presidenti Joe Biden kishte marr vendim që t’i ndaj Kosovës rreth 200 milionë euro në kuadër të MCC-së. Në këtë fond, njëri nga projektet është ndërtimi i sektorit energjetik, përkatësisht ndërtimi i infrastrukturës së gazit.
“MCC dhe Qeveria e Kosovës përditësuan dhe riafirmuan qasjen në energji të sigurt dhe të përballueshme si një pengesë për rritjen ekonomike të vendit. Gjatë dy viteve të fundit, MCC ka punuar me Qeverinë dhe akterët e tjerë për të zhvilluar një program të fokusuar në sektorin e energjisë të Kosovës. MCC dhe Qeveria përfunduan studimet e fizibilitetit në vitin 2020 për të vlerësuar tre projekte të propozuara: zhvillimin e sektorit të gazit natyror të Kosovës, krijimin e rezervave të energjisë për balancimin e sistemit energjetik dhe përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike”, thuhej në vendimin e MCC-së.
Sekretari i përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit kishte anuluar konkurset për Bordet e katër ndërmarrjeve publike të shpallura më 15 korrik 2020. Ndërkaq, vetëm një ditë më pas në ueb-faqen e Qeverisë së Kosovës u dha njoftimin për shpalljen e po të njëjtave konkurse.
Konkurset janë shpallur për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore të NPH “Ibër Lepenc”, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi”, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovicë”.
Në njoftimin për anulim të publikuar gjatë të martës nuk ishte dhënë ndonjë sqarim se pse ishte bërë anulimi i këtij konkursi, duke qenë se vazhdimisht ishin bërë kërkesa që qytetarët e interesuar të aplikojnë në konkurset për Ndërmarrje Publike.
Ndryshe, kryeministri Kurti dhe ministrja Rizvanolli përmes një video-mesazhi rreth dy javë më parë i kanë bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset publike.
Drejtori menaxhues i AKP-së, Valon Tolaj njofton se ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Në një shkrim në Facebook ka bërë të ditur se zyrtarisht e ka njoftuar Bordin e Drejtoreve me vendimin e tij.
“Falënderoj kolegët, pa përjashtim, për bashkëpunim për tri vjet me radhë. Ish-anëtarëve të Bordit të Drejtoreve u jam mirënjohës për mbështetjen, e po ashtu Bordin e Drejtorëve aktual për qasjen e korrektësinë e tyre. Drejtimi që po merr procesi i transformimit të pronës shoqërore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, më kanë bërë të vlerësoj që kontributi im i mëtutjeshëm në AKP është panevojshëm edhe më tutje”, kishte shkruar Tolaj.
Ai ishte emëruar në pozitën drejtor menaxhues me mandat prej katër vjetësh në nëntor 2018, pas shkarkimit të Ekrem Hajdarit.
Po ashtu, gjatë kësaj jave ishte mbajtur mbledhja e parë të grupit punues për formimin e Fondit Sovran. Në krye të grupit të Fondit është zgjedhur Besnik Pula, ndërsa anëtarë janë Arta Hoxha, Edison Jakurti, Emanuel Bajra dhe Tea Blakaj – Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova