Pasi Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kundërshtuar vizitën e kryetares së Trupit Gjykues të Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, kjo e fundit ka anuluar mbajtjen e konferencës.

Kështu tha para mediave kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.


“Trendafilova e ka anulu takimin dhe nuk ka konferencë për shtyp. Besoj dhe shpresoj që qëllimi ynë është arritur. Këto janë informacionet tona, ajo mund të jetë brenda”, ka thënë Gucati.

Ndryshe, OVL e UÇK-së protestuan kundër vizitës së Trendafilovas, ndërsa të pranishëm ishin një numër i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/