Antony, 100 milionëshi i Manchester United i cili u rrit në ‘ferrin e vogël’ të Sao Paulos
Në fillim të vitit 2019, Antony mund të kishte zgjedhur të shkonte me ekipin e parë të Sao Paulos në një turne parasezonal në SHBA dhe të luante kundër ekipeve si Eintracht Frankfurt dhe Ajax. Ai nuk e bëri dhe kjo ndryshoi në mënyrë drastike karrierën e tij përgjithmonë.
Pavarësisht stërvitjeve me skuadrën e parë në muajt e mëparshëm, anësori i ri nuk hezitoi kur bordi erdhi me idenë për ta kthyer atë në ekipin nën-20 vjeç për Copa Sao Paulo, kompeticioni kryesor i Brazilit për të rinjtë.
Më pas ai do ta prezantonte veten në botën e futbollit, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në edicionin e fitimit të titullit.
Kur u kthye në ekipin e parë, reputacioni i Antonys brenda klubit nuk ishte më i njëjti. Ai nuk ishte më thjesht një tjetër i dal nga akademia.
“Kjo ishte një pikë kthese për të”, ka thënë për BBC Sport, ish-drejtori ekzekutiv i Sao Paulo, Alexandre Passaro. “Ndryshe nga fëmijët e tjerë që refuzuan të ktheheshin në skuadrën e të rinjve dhe e panë atë si një e metë, ai e pranoi menjëherë, edhe nëse do të thoshte të humbiste një udhëtim që shumica e lojtarëve e prisnin me padurim”.
“Ai ka qenë gjithmonë një djalë shumë modest dhe nuk i interesonte kjo, vetëm se si mund të përmirësonte paraqitjet e tij. Ai do të shkëlqente atë sezon dhe do të bëhej lojtari që ne të gjithë e admirojmë tani”.
“Së shpejti, Ajax po pyeste për të. Ata kishin ofruar tre milionë euro për të në 2018 dhe ishin të gatshëm të paguanin shumë më tepër për ta çuar në Amsterdam këtë herë. Ne do të përfundonim duke e shitur atë në fillim të vitit 2020, por duke u siguruar që ne përfshinte një klauzolë fitimi prej 20 për qind sepse e dinim se ai do të arrinte një nivel të lartë”.
Antony do të shkëlqente edhe në terrin stërvitore te Ajaxi, duke kontribuar në 47 gola në të gjitha garat dhe, pas dy sezonesh, duke bindur Manchester Unitedin të binte dakord për një tarifë fillestare prej 95 milionë euro me bonues prej pesë milionë, për të siguruar shërbimet e tij.
22-vjeçari do të bëhet blerja e katërt më e shtrenjtë në historinë e Ligës Premier, vetëm pas kalimit të Paul Pogbas në United, nënshkrimit të Romelu Lukakut nga Chelsea dhe marrëveshjes së Manchester City për Jack Grealish.
Është shumë më tepër nga sa mund të kishte parashikuar ndonjëherë kur vendosi të anashkalojë një udhëtim në SHBA për të marrë më shumë minuta lojë.
“Presion i vërtetë ishte kur jetoja në lagje”
Fakti që Antoni ka arritur deri këtu është dëshmi e përkushtimit dhe këmbënguljes së tij.
Pasi u rrit në një lagje të quajtur Inferninho (që përkthehet si Ferri i Vogël), një nga zonat më të rrezikshme të Osaskos, në periferi të Sao Paulos, ai shpesh shihte tregtarë droge, kriminelë që iknin nga policia dhe njerëz që vriteshin pranë shtëpisë së tij.
Çuditërisht, pasi i dëshmoi të gjitha këto, asgjë nuk e frikëson më atë. As urinë që iu desh të duronte herët në jetën e tij, ndërkohë që përpiqej të arrinte si futbollist. Sa herë që pyetet për presionin në karrierën e tij, braziliani nuk mund të mos buzëqeshë.
“Presioni i vërtetë ishte kur jetoja në fshat dhe u nisa për në shkollë në nëntë të mëngjesit, i pasigurt nëse do të mund të haja përsëri deri në nëntë të natës. Ky është një presion. Përndryshe, ne të gjithë mund të përshtatemi”, deklaroi ai.
Në ngritjen e tij në majë, ai nuk i ka harruar kurrë ata që ishin me të që nga ato ditë.
“Ne e rinovuam kontratën e tij disa herë në Sao Paulo dhe çdo herë ai sillte të gjithë familjen me vete – nënën, babain, vëllain, motrën, të gjithë. Gjithmonë ishte për familjen”, kujton Passaro.
Një futbollist shumë më i fortë tani, pasi ka shtuar shtatë kilogramë masë muskulore gjatë pandemisë, Antony do të përfshihet në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës në nëntor.
I përshëndetur nga trajneri i Selecaos, Tite për “këmbët e tij të shpejta dhe teknike”, ai ka kaluar edhe Neymarin me ritmin e tij dhe aftësitë e driblimit. Superylli i PSG-së madje e mbrojti atë gjatë një ndeshjeje kualifikuese të Amerikës së Jugut, kur anësorit iu kërkua të kalonte më shumë topin. “Jo, lëreni fëmijën të driblojë dhe të bëjë të vetën!”.
Antony ka një besim të ngjashëm te trajneri i United, Erik ten Hag, pasi dyshja punuan së bashku për dy sezone në Ajax dhe ai e vlerëson holandezin për transformimin e tij në një lojtar shumë më klinik.
Ata do të duhet të pushtojnë “Old Traffordin” tani për të justifikuar çmimin që e bëri nënshkrimin e dytë më të shtrenjtë te United.
“Mund të duket sikur është thjesht një djalë 22-vjeçar, se gjërat po ecin shumë shpejt për të dhe ai nuk ka shumë përvojë. Por, unë mund t’ju them një gjë: çdo trajner që punon me të e dëshiron. Kjo ka ndodhur me Ten Hag, por me trajnerë të tjerë në Brazil si Andre Jardine dhe Tite”, potencon Passaro.
“Ata kanë një perceptim tjetër për Antonin sepse e dinë fenomenin që ai është në punën e përditshme, gjërat e jashtëzakonshme që bën me topin, sa i talentuar është”.
“Ai është lloji i lojtarit që ofron atë që ju nevojitet dhe nuk ju jep probleme. Padyshim që do të ishte shumë e pamundur që një ekip si Manchester City ose Tottenham të paguanin të njëjtat para për të, por Ten Hag e di se çfarë po merr”, shtoi më tej ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje