LAJMI I FUNDIT:

Antonio Contes i pëlqejnë jashtëzakonisht shumë nëntë lojtarë të Manchester United dhe do të donte të punonte me ta

Antonio Contes i pëlqejnë jashtëzakonisht shumë nëntë lojtarë të Manchester United dhe do të donte të punonte me ta

Ole Gunnar Solskjaer është ende trajner i Manchester United edhe pse humbja e thëllë me rezultat 5-0 ndaj Liverpool ka hapur një plagë të madhe tek tifozët e kësaj skuadre.

Nuk është çudi që ka presion të madh në punën e norvegjezit dhe kërkohet shkarkimi i tij.

Djajtë e Kuq kanë edhe tri ndeshje para pushimit, të cilat janë shumë të mira për sa i përket të ardhmes së Solskjaer.


Ata udhëtojnë për në Tottenham të shtunën në mbrëmje përpara një udhëtimi jashtë vendit ku do të përballen me Atalantan në Ligën e Kampionëve. Më pas ata kanë ‘Derbin e Mançesterit’ në “Old Trafford” më 6 nëntor.

Nëse United nuk i fiton të tria ndeshjeT, qëndrimi i Solskjaer me siguri do të jetë nën kërcënim.

Por kush mund ta zëvendësojë Olen në Old Trafford? Sipas raportimeve të mediave Antonio Conte është i preferuari.

Gazeta italiane Gazzettaa Dello Sport beson se Conte i ka thënë tashmë ‘po’ një oferte që ka ardhur në drejtim të tij.

Ata shkojnë më tej dhe pretendojnë se nëntë lojtarë aktualë të Manchester United kanë ndihmuar të bindin Conten që të pranojë të bëhet trajneri i tyre nëse Solskjaer shkarkohet.

Ata nëntë lojtarë janë: Cristiano Ronaldo, Paul Pogba, Raphael Varane, Alex Telles, Bruno Fernandes, Anthony Martial, Jadon Sancho, Mason Greenwood dhe Marcus Rashford.

Conte do të donte të punonte me ta, ku si befasi shihen edhe emrat e Telles dhe Martial, që kanë pasur pak minuta.

Megjithatë, Conte sheh diçka tek kjo dyshe, gjë që nuk mund të thuhet tek disa lojtarë të tjerë si Harry Maguire dhe Luke Shaw. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Zbulohet emri i lojtarit që Guardiola ëndërron ta transferojë te Man City

Premier League
Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Kërcënuan se do të publikonin foto të Schumacherit të sëmurë rëndë - tani tre persona duhet të shkojnë në burg

Formula 1
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Trepça ndezi motorët në fund ndaj Bashkimit për të fituar Kupën e Kosovës

Super Liga
Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

Deco zbulon pse Barcelona e rinovoi kontratën e Araujos

La Liga
Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

Barcelona përfundon në gjykatë shkaku i Koundes

La Liga
Kalo në kategori