Antonio Conte, trajneri i ‘çmendur’ i Interit: Nga kontrolli i plot mbi lojtarët, tek dietat dhe jeta seksuale e tyre
Antonio Conte do të jetë në stadiumin “Alfredo Di Stefano” sot (e martë), ku skuadra e tij e Interit përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.
Trajneri italian është një figurë e njohur në të gjithë Evropën për pasionin dhe disiplinën që ai transmeton në ekipin e tij.
I lindur në Lecce në vitin 1969, Conte ka kaluar nëpër periudha të vështira dhe është një person që ndjek me përpikëri zakonet, të cilat janë në stilin e tij të trajnerit.
Lutjet dhe futbolli
Kushdo që ka pasur fatin të ha darkë me trajnerin e Interit, e di se ai dhe familja e tij nuk mund të fillojnë të hanë pa thënë lutje.
Është ky akt i mirënjohjes që Conte e di se duhet ta bëjë edhe në stërvitjet e tij.
Kokë poshtë dhe shumë punë
Çdo klub që punëson Conte si trajnerin e tyre duhet të kuptojë se do të ketë ankesa në lidhje me qëndrueshmërinë e seancave të tij trajnuese.
Arezzo, Bari, Atalanta, Siena, Juventus, Italia, Chelsea dhe tani Interi i kanë provuar të gjitha metodat e tij të rrepta. Këto metoda shkaktuan telashe në Londrën Perëndimore më shumë se kudo tjetër.
View this post on Instagram
HARD WORK IN THE POURING RAIN! ?⚽️??♂️ #Inter #ForzaInter #Training #Rain #Football
Nga ushqimi te seksi
Conte pëlqen të ketë kontroll të plotë mbi lojtarët e tij, pavarësisht nëse ata janë në fushën e stërvitjes apo duke pushuar në shtëpi.
“Lojtarët e mi duhet të mësojnë se si të marrin përgjegjësi për veten e tyre; në të ushqyerit, në pushim, në të bërë seks”.
“Nuk ka të bëjë vetëm me të qenit në fushë. Ata duhet ta zgjidhin vetë. Do të dukej që po i trajtoj si fëmijë nëse nuk ndërhyj”, kishte thënë Conte.
Dieta të rrepta
Dieta e një futbollisti është një fiksim për Conten. “Gjatë para-sezonit, ne vendosim ekuilibrin e duhur për ushqimet: karbohidratet, proteinat dhe yndyrat, pa ndaluar asgjë”.
“Unë i kushtoj shumë vëmendje ushqimit për të qëndruar i shëndetshëm”, ka thënë Conte.
Klubi duhet të jetë një
Conte shpesh zgjedh që të bëjë debate me trajnerët kundërshtarë, shtypin dhe gjyqtarët, por ai mund të shkaktojë konflikt edhe brenda klubit që punon.
Këtë verë, ai ishte afër largimit nga Interi sepse kishte dyshime nëse pronarët e klubit e mbështesnin atë me të vërtet.
Fjalosjet në disatancë me Sergio Ramosin
Sergio Ramos sigurisht që nuk është tifoz i qasjes së Conte në stërvitje. Pas raporteve që lidhnin italianin me Real Madridit që erdhën pas humbjes 5-1 në El Clasico ndaj Barcelonës në vitin 2018, mbrojtësi spanjoll ishte i shpejtë në reagim, duke mos dashur që ai të vinte trajner.
“Respekti duhet fituar, nuk imponohet”.
“Pavarësisht kush jeni. Ne kemi fituar gjithçka me trajnerë që ju i dini tashmë. Në fund, menaxhimi i dhomës së zhveshjes është më i rëndësishëm sesa njohuritë teknike të një trajneri”, kishte thënë Ramos.
Përgjigja e Contes nuk mungoi: “Kur një trajner shkon në një klub, ai duhet të sjellë edukim dhe respekt, diçka që ai gjithashtu pret nga lojtarët e tij. Nëse kjo dështon, aty fillojnë problemet”, kishte thënë Conte.
Kapiteni i Zidane
Zinedine Zidane do të ketë kundër ish- kapitenit të tij te Juventusit të martën, pasi kanë kaluar shumë vite bashkë.
Shefi i Real Madrid kaloi pesë vjet, ku luajti nën udhëheqjen e Conte në Torino, por kurrë nuk është përballur me të si trajner më parë.
Mbjellja e flokëve
Conte kujdeset shumë për pamjen e tij dhe i është nënshtruar mbjelljeve të flokëve në të kaluarën.
“Imazhi, veçanërisht për një futbollist, është i rëndësishëm. Ne jetojmë në një shoqëri imazhesh dhe nuk e kuptojmë se është një gabim serioz, për mendimin tim”.
“Ju e shihni, unë isha gjysmë tullac, plotësisht tullac dhe tani kam flokët e mi që e bëjnë jetën më të mirë. Asgjë më shumë”, kishte thënë italiani kur u pyet për mbjelljen e flokëve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIsh-ylli Real Madridit zbulon se u këshillua nga Messi para se të vendosë për klubin e radhës
Shkaktoi probleme në klubin ku ishte huazuar – Liverpooli pritet ta largojë nga ekipi në janar
Barcelona arrin shifrën e 101 golave në sezonin 2024/25 - të mos harrojmë, jemi vetëm në janar!
“Më mirë do të vendos trajnerin e portierëve të Man Utd se sa Rashfordin” - Amorim 'godet' yllin e madh anglez
Realizohet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit të femrave - hera e parë që kalohet shifra milionëshe
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës