Antibiotiku natyral: Forconi imunitetin me ndihmën e Aloe verës, shmangni gripin dhe ftohjen

Ditëve të ftohta më së shpeshti paraqiten turfullimi, hunda e mbyllur, kolla, teshtitja, dhembja e fytit, temperatura e ngritur… Qysh te simptomat e para mendojmë se si të mbrohemi
Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com
Para se të merrni medikamentet e zakonshme, mbrohuni nga gripi dhe ftohjet në mënyrë natyrale, transmeton Telegrafi.
Shumë shpesh dëgjojmë të thonë njerëzit që kanë grip, madje edhe atëherë kur është fjala për ftohje të zakonshme. Prandaj, duhet sqaruar se çfarë është gripi, e çfarë ftohja dhe cilat janë dallimet.
Duke pasur parasysh që simptomat janë shumë të ngjashme, dallimi i rëndësishëm midis ftohjes dhe gripit është në intensitetin e atyre simptomave.
Gripi shfaqet papritur, mund ta ndieni shumë mirë gjithë ditës dhe në mbrëmje vrullshëm t’i ndieni simptomat. Nevojiten disa orë që të shfaqet kolla, dhe atëherë papritur ethet, molisja dhe dhembja e muskujve dhe e trupit.
Ftohjes i nevojitet pak më shumë kohë që të shfaqen simptomat, ashtu që atë gjithsesi duhet ta vëreni. Kur ndiheni keq pas punës apo shkollës, më se e sigurt është fjala për ftohje, duke pasur parasysh që gripi ka simptoma me intensitet shumë më të fuqishëm.
Molisja ekstreme shfaqet si simptomë e ftohjes dhe e gripit, mirëpo kryesisht lidhet me gripin. Te gripi kjo simptomë zgjat me javë (apo derisa të mos shëroheni), derisa ftohja është shumë e butë dhe afatshkurtër, nëse fare është e pranishme.
Nëse nuk kemi investuar shumë përpjekje më herët në forcimin e organizmit tonë, një herë kur sëmuremi të gjitha përpjekjet shkojnë huq.
Të gjitha vitaminat, mineralet dhe shtesat të cilat i konsumojmë kur shfaqet sëmundja nuk do të ndryshojmë shumë rrjedhën sëmundjes dhe këndelljes. Ndaj, duhet të përdorim disa artikuj natyralë për ngritje të imunitetit kur sëmuremi.
Bima e cila ka rolin më të madh në industrinë kozmetike, aloe vera, është e para në listën e të sëmurëve. Aloe vera është bimë e cila është shumë shëruese.
Marrja e saj ngre imunitetin dhe na ndihmon që të ndihemi më mirë edhe para se të këndellemi. Më së shpeshti konsumohet në formë lëngu.
Alove vera përmban 20 deri 22 amino-thartira esenciale, 7 deri 8 thartira yndyrore esenciale, enzima, thartirë salicine, që do të thotë që ka veprim kundër inflamacionit, si dhe shumë substanca të dobishme.
Xhelatina stimulon sistemin e imunitetit të organizmit, ka edhe veprim antibiotik, kundër inflamacionit dhe antiseptik.
Kërkimet shkencore provojnë se efekti kryesor i aloe veras, domethënë aktivizimi i sistemit tonë të imunitetit, bazohet në përbërësin aktiv akemanan (një kompleks karbohidratesh), i cili thithet nga zorrët dhe grumbullohet në membranat e qelizave. Ky përbërës rrit rezistencën e çdo qelize të veçantë kundër viruseve të dëmshme dhe baktereve.
Përbërja e të ashtuquajturve antioksidues që gjenden në aloe vera, vitaminat A, C dhe E, niveli i lartë i aminoacideve çon në forcimin e kockave, muskujve, një shpërndarje të mirë të oksigjenit brenda organizmit, një sistem të fortë imuniteti si dhe një mendje të mirëekuilibruar.
Përveç hekurit, kalciumit dhe magnezit, bima shëruese siguron gjithashtu sasi shumë të mëdha kaliumii, të nevojshme për të rregulluar balancën e ujit në trupin tonë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri