LAJMI I FUNDIT:

Anti-korrupsioni: Në afat sa më të shkurtë të propozohet ministri i ri i Financave

Anti-korrupsioni: Në afat sa më të shkurtë të propozohet ministri i ri i Financave

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), thotë që kryeministri Zoran Zaev në afat sa më të shkurtë duhet të dorëzojë propozim të ri për ministër të Financave.

Pas pohimeve të Komisionit, se Zaev nuk mund të jetë edhe kryeministër dhe ministër, më 26 qershor në seancë kuvendare Zaev tërhoqi propozimin që të jetë ministër i Financave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tani nga Komisioni thonë se Zaev duhet sa më parë të tërhiqet nga ky funksion.


“Zaev si kryeministër mund vetëm të mbikëqyr punën e ministrisë. Atje ka zv.ministër dhe ai është i autorizuar për situata të këtilla. I bëjmë thirrje kryeministrit që në afat sa më të shkurtë të zgjedh ministër të ri”, thonë nga KSHPK.

Ndërsa në seancën e mbrëmshme qeveritare Zaev ka marrë autorizim nga Qeveria që t’i krijojë politikat financiare, ndërsa kompetencat do t’i ketë zëvendës ministrja Shiret Elezi./Telegrafi/

Zaevi do t’i krijojë politikat financiare, Elezi do t’i ketë kompetencat
Lexo po ashtu Zaevi do t’i krijojë politikat financiare, Elezi do t’i ketë kompetencat

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Kalo në kategori