Anthony Joshua është shfaqur në publik disa ditë para meçit ku do të debutojë në boksin amerikan.

Kampioni botëror i WBO, WBA dhe IBF, e kishte të lënduar mollëzën, por këmbënguli se ky lëndim nuk është aspak shqetësim për të para përballjes me Andy Ruiz Jr.


29-vjeçari e kishte një lëndim afër syrit të majtë, të cilin ai pretendonte se ishte problem fizio-terapeutik e jo nga goditje në sparing.

Duke folur për Seconds Out , AJ, i cili ka stërvitur në Miami, ka thënë: "Ky është problem fizio – terapeutik”.

"Askush nuk e bën këtë me mua as në sparing. Pra, ky ishte vetëm problem i vogël fizik - si rehabilitimi, shërimi".

Screenshot 15 1

Kampioni u zotua se do t’ia thyej nofullën Andy Ruiz Jr, pasi sfiduesi i tij e quajti atë një "robot". /Telegrafi/

telegrafi sport app