LAJMI I FUNDIT:

Anketë: Rrogat e vogla, krimi, korrupsioni dhe papunësia problemet më të mëdha në Maqedoni

Anketë: Rrogat e vogla, krimi, korrupsioni dhe papunësia problemet më të mëdha në Maqedoni

Rrogat e ulëta dhe standardi i jetës, krimi dhe korrupsioni, dhe papunësia janë tre problemet më të rëndësishme me të cilat ballafaqohet shteti, sipas rezultateve të anketës së realizuar nga agjencia “Rejting”, për perceptimin e opinionit për kandidatët e mundshëm për kryetar të qeverisë së ardhshme.

Në vendin e katërt, sipas mendimit të të anketuarve, problemi më i rëndësishëm janë harxhimet e larta për jetesë, e menjëherë pas kësaj shpërngulja e njerëzve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, ose qeveria e OBRM-PDUKM-së mundet më mirë të ballafaqohet me problemin më të madh me të cilin ballafaqohet vendi, 30 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur se me këtë problem më mirë mund të ballafaqohet qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja, ndërsa 26 për qind thanë se ajo është qeveria e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja.

Të pyetur se cilin hap, aktivitet ose masë të ndërmarrë nga Qeveria e LSDM-së, gjatë dy viteve e gjysmë qytetarët e vlerësojnë si më pozitiv, ata konsiderojnë se ajo është rritja e rrogave, ajo minimale dhe ajo mesatare, e pastaj vijon përparimi i integrimeve euroatlantike. Në vendin e tretë është rritja e ndihmës sociale.

Sipas anketës, madje 44 për qind nga të anketuarit janë prononcuar se asnjë qeveri e udhëhequr nga Zaevi, as nga Mickoski nuk mund ta zvogëlojë krimin dhe korrupsionin./Telegrafi/