LAJMI I FUNDIT:

Ankesat e qytetarëve për vonesa të autobusëve e tollovi, paralajmërimi i protestave për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”, dhe reagimet

Ankesat e qytetarëve për vonesa të autobusëve e tollovi, paralajmërimi i protestave për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”, dhe reagimet

 Qytetarë të shumtë janë ankuar për vonesa të autobusëve të Trafikut Urban në Prishtinë, gjersa në shumicën e linjave në orët e pikut ka tollovi në autobusë.

Të hënën qytetarët në Prishtinë janë ankuar se autobusët e Trafikut Urban po vonohen dhe nuk po qarkullojnë sipas orarit të planifikuar.


Sipas qytetarëve, autobusët po vonohen deri në 30 minuta, ata janë ankuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë”, duke publikuar edhe video.

Mirëpo nga Trafiku Urban vonesën e autobusëve e arsyetojnë duke thënë se komunikacioni është i dendur.

Zyra për Media e Trafikut Urban në një përgjigje për Telegrafin, thotë se këtu ka ndikuar edhe ndryshimi i linjave.

“Arsyeja e vonesave është komunikacioni i dendur në Kryeqytet, shtimi i linjave të reja dhe ndryshimi i tyre për të përfshirë edhe lokacione të reja, me vendime të Komunës. Çështja e menaxhimit të rrugëve dhe transportit publik është kompetencë e komunës, prandaj ne zbatojmë vendimet e saj, gjithmonë duke u përpjekur të ju shërbejmë qytetarëve në mënyrë sa më të mirë”, thuhet në përgjigje.

Ndryshe, autobusët e trafikut urban shpesh-herë edhe mbingarkohen nga qytetarët, ndërsa këtë vit është paraparë që kryeqyteti të pajiset edhe me disa autobusë të rinj.

Ndryshe, qytetarët e Prishtinës kanë paralajmëruar mbajtjen e një proteste e cila pritet të mbahet më 14 janar në rrugën “Xhorxh Bush”, tashmë të kthyer në shesh, me kërkesën për hapjen e kësaj rruge në qendër të kryeqytetit.

Rama injoron protestat për hapjen e rrugës “Xhorxh Bush”: Prishtina është e qytetarëve

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se në dhjetë ditët e fundit të dhjetorit Prishtina ka pasur vizitorë të shumtë.

Përmes një shënimi në Facebook ai ka thënë se një pjesë e madhe e tyre u janë bashkuar festave që janë organizuar në kryeqytet.

“Mbi 130 mijë qytetarë, shumë prej tyre vizitorë nga vende të ndryshme, për vetëm 10 ditët e fundit të dhjetorit 2023, u bënë pjesë e festave në Prishtinë”.

I pari i kryeqytetit thotë se kjo pjesëmarrje tregon se Prishtina është e veçantë.

“Sheshet tona, rrugët e lagjet e ndryshme janë mbushur me qytetarë si kurrë më parë. Bisedat me njëri – tjetrin të shoqëruara me kafen, çajin apo verën e ngrohtë nën tingujt e magjishëm të këngëve tona të interpretuara mrekullisht nga artistët tanë, na treguan edhe njëherë se sa i veçantë, vibrant e i ngrohtë është kryeqyteti ynë”.

Por ai tha se hapësirat e gjelbra do të shtohen edhe më tej gjatë këtij viti.

“Në Prishtinë, këtë vit në hapësirat publike, hapësirat e qytetarëve, do të vazhdojmë me intervenimin në shtimin e gjelbërimit, krijimin e këndeve për fëmijë, shtimin e ndriçimit publik dhe rregullimin e disa prej tyre me kalldrëm”.

“Do të organizojmë super festivale, koncerte, lojëra e shumëçka tjetër, për të sjellë momente të veçanta për të gjithë ne, sepse kemi projekte me të cilat do t’ua kthejmë hapësirat publike qytetarëve”, ka shtuar tutje Rama duke thënë se “Prishtina u takon qytetarëve”.

KMDLNJ përkrahë protestën për hapje të rrugës “Xhorxh Bush”

E Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) përmes një komunikate drejtuar mediave thotë se mbështesin hapjen e rrugës “Xhorxh Bushi”.

KMDLNJ thotë se trafiku është shndërruar në kaos për shoferët dhe udhëtarët.

“Kur komuna e Prishtinës filloi të mbyllë rrugë të caktuara duke eksperimentuar se në cilin segment “është ndotja më e madhe e ajrit për shkak të fluksit të veturave ..” , dhe shih rastësinë pikërisht rruga që pastaj u mbyllë doli të jetë më e ndotura, KMDLNj pati reaguar duke e cilësuar si shkelje e të drejtave të njeriut përkatësisht si kufizim të lirisë së lëvizjes.

Edhe trafiku, në vend se të shkarkohet u shndërrua në lëmsh për shoferët dhe udhëtarët. Edhe bizneset janë dëmtuar me këtë mbyllje. Me një fjalë trafiku u shndërrua në kolaps. Tash, për ta formalizuar vdekjen klinike të trafikut, komuna e Prishtinës ka paralajmëruar mbyllje të rrugës deri te Sheshi i Flamurit”, thuhet në reagim.

Më tej në njoftim thuhet se për KMDLNj kjo nuk paraqet asnjë zgjidhje përveç vazhdimit të kaosit të trafikut urban.

“Rrugët e mbyllura Komuna e Prishtinës i ka shndërruar në hapësira korruptive të biznesit duke dëmtuar maksimalisht bizneset tjera. KMDLNj-ë përkrahë protestën e qytetarëve për hapje të rrugës “Xhorxh Bush” dhe kundërshton çdo mbyllje të rrugëve tjera

Mes tjerash, KMDLNJ thotë se “Komuna e Prishtinës duhet ta marrë pëlqimin e banorëve për këto veprime dhe jo ta dhunojë vullnetin e tyre dhe lirinë e lëvizjes”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori