Ankesa nga bujqit e Koçanit. Çmimi i orizit tepër i ulët (Video)

Ka filluar korja e orizit në qytetin e Koçanit, por bujqit kanë ngecur në borxhet e vitit të kaluar të korjes. Përsëri, problem paraqet çmimi blerës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas shoqatës ''Ari i bardhë'', premtimet e ministrisë resore për të ndihmuar në këtë çështje, kanë ngelur vetëm gënjeshtra dhe mashtrime, kurse çmimet kanë rënë në shifrën më të ulur të mundshme.
Prandaj, bujqit e këtij rajoni kërkojnë nga ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave, Mihaill Cvetkov, që të mos i vizitojë pasi që nuk është i mirëseardhur.
Të hënën është caktuar një takim në mes të Ministrisë së bujqësisë, pylltarisë dhe ujrave me prodhuesit e orizit, për të ndihmuar në këtë krizë./Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x4xm40f_kocani-cvetkov-ne-e-dobredojden-za-zemjodelcite-15-10_news





















































