LAJMI I FUNDIT:

Ankesa në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg nga të akuzuarit e lëndëve të PSP-së

Ankesa në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg nga të akuzuarit e lëndëve të PSP-së

Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg për ‘Makfaks’ ka vërtetuar se atje këtë vit kanë arritur disa ankesa nga avokatë të të akuzuarve në lëndë të inicuara nga PSP e Maqedonisë.

“Gjykata ka pranuar ankesa nga avokatë përfaqësues të personave që ndiqen penalisht nga ana e Prokurorisë Speciale Publike”, thonë nga Gjykata në Strasburg.

Avokati i Nikolla Gruevskit, Dimitar Dangov, konfirmoi se nga mujai mars i këtij viti kanë dërguar Gjykata e Stasburgut, por nuk ka zbuluar detaje për atë se nga cilët të akuzuar janë ankesat, a kanë marrë përgjigje dhe në cilën fazë janë procedurat.


Të njejtën e konfirmoi edhe avokati Donçe Nakov, i cili tha se ankesat janë në lidhje me disa shkelje të Konventës për mbrojtje të të drejtave dhe lirive të njeriut . Ai u thirr edhe në ndryshimet e reja të Ligjit për gjykatat ku, siç tha ai është paraparë përgjegjësi për gjykatësit, në qoftë se nuk i rrespektojnë vendimet e Gjykatës së Strasburgut.

Nga ana tjetër, Dragica Nakova, përfaqësuesi i Qeverisë së Maqedonisë pranë Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg tha se përveç përgjigjes që duhet ta dorëzojnë në lidhje me lëndën e kompleksit banesor “Kosmos”, ankesë të cilën e kanë dërguar avokatët e Fiat Canovskit para disa vitesh dhe rast i cili nuk është i ndërlidhur me drejtpërdrejtë me procesin gjyqësor për “TNT”, deri më tani nuk ka pranuar informatë për ankesa tjera të dorëzuara në Gjykatën evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg për lëndë të inicuara nga PSP./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori