LAJMI I FUNDIT:

Anita Haradinaj: Ramushi ka qëndruar shumë në Hagë, me dëshirë do t’i kisha pasur gjashtë fëmijë

Anita Haradinaj: Ramushi ka qëndruar shumë në Hagë, me dëshirë do t’i kisha pasur gjashtë fëmijë

Gazetarja dhe moderatorja, Anita Muçaj-Haradinaj, është e ftuara e radhës në emisionin Leksikoni me Drilona Shala në Radio Dukagjini. Bashkëshortja e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj, për “Leksikoni” ka treguar detaje interesante nga marrëdhënia e saj me Ramush Haradinaj.

Anita kujton ditën e intervistimit të bashkëshortit të saj nga Gjykata Speciale, ku kjo e kishte shoqëruar ndërsa thekson se ri përballja me drejtësinë për të dhe familjen ishte e vështirë.

“Kam shkuar me të se nuk kam mundur ta lë vet. Në aeroport kur kemi shkuar kam filluar të qaj shumë, sepse mu kthyen në memorie udhëtimet e shpeshta të Hagës. Mirëpo e kemi mbyllur këtë cikël të intervistimeve. Kjo ftesë ka qenë thjesht një mesazh asgjë më shumë dhe kryesisht tentativa politike”, ka shtuar ajo.


Në “Leksikoni”, Anita Haradinaj flet edhe për zhvillimin e saj profesional dhe studimet në Akademinë e Arteve për Dramë, studime të cilat nuk i përfundoi ngase jeta e saj mori drejtim tjetër.

“Ndërrova mendje përgjatë rrugës dhe nuk e mendova kthimin në aktrim sepse e kuptova që kam talent“, e tha ajo si me shaka.

Anita dhe Ramushi kanë tre fëmijë Gjinin, Hanën dhe Trimin. E pyetur nëse ata kanë plane për zgjerimin e familjes, Anita nuk e mohon dëshirën për më shumë fëmijë megjithatë ka diçka që e pengon.

“Do të kisha pasur shumë dëshirë edhe për një fëmijë dhe nuk do të më pengonte sikur të kisha pasur më shumë kohë. Shpesh e them dhe për shaka, ka qëndruar Ramushi shumë në Hagë se me dëshirë unë do t’i kisha pasur gjashtë fëmije”, janë fjalët e saj me shaka.

E kur vjen puna te dhuratat, Anita tregon se Ramushi nuk është se ia thotë shumë në këtë drejtim.

“Zakonisht më blen lule, nuk e di pse po nuk është se di të bëjë dhurata tjera. Buqetat e luleve janë zakonisht shumë të mëdha me 99 ose 101 lule, po që pastaj kam problem ku t’i vendos, bile në një ‘Shën Valentin’ i thash ketë vit në vend të luleve më blej një vazo të madhe“, ka thënë ajo.

Anita ka komentuar edhe gardërobën të cilën e vesh dhe akuzat për çantat e shtrenjta.

“Nuk është se kam shumë çanta por ato që i kam i kam të mira. Mund t’i kem dy çanta për dalje në mbrëmje dhe tri ose katër për përditshmëri”, tha ndër të tjera Anita Haradinaj.

Emisionin ‘Leksikoni’ me Drilona Shala mund ta ndiqni çdo te marte nga ora 22:00 në Radio Dukagjini. /RTV Dukagjini/

Në trend Magazina

Më shumë
Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Ola - banorja e vetme që po agjëron në Big Brother, por në një moment harron dhe bën një veprim të papritur

Magazina
Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Gjesti shpreson të fitoj Big Brotherin: Kam luftuar për këtë vend, sa ‘dajakun’ e hëngra prej G Banit e sa fjalët e këqija më janë thënë

Magazina
Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Jo vetëm për shfaqje - Gjesti dhe Egli kanë shkëmbyer puthje pasionante edhe në dhomë të rrëfimit

Magazina
Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Vdekja e vëllait të Unikkatilit: Policia tregon se çfarë u gjet në banesën e tij

Magazina
“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur

“Kjo është Rozana Radi, në televizion nacional krenohet se si ka rrahur", Rovena Stefa publikon një video të vjetër të banores së BBVA

Magazina
Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Rrezikon shëndetin - Egli Tako tentoi të priste nishanin pas fjalëve të Gjestit

Magazina
Kalo në kategori