Aktorja e famshme përlotet në një rrëfim që i risjell momente jo të bukura të jetës së saj.

‘Zemra ime nuk e përballon dot, ose dhimbja është shumë e madhe, apo a jam unë e mirë sa duhet? A do të mbijetoj dot?’

Këto fraza i ka shprehur Jennifer Aniston në një konferencë për shtyp, pa mundur t’i përmbajë lotët.

“Gjithë gishtat e duarve dhe të këmbëve që janë këtu nuk mjaftojnë për të numëruar gjithë herët kur kjo më ka ndodhur”.

XwRZUk42RUBTS0dRWkFdQlZOW1oeFRU=

Jennifer Aniston është përgjigjur kështu pasi një i ri e ka pyetur nëse i ka ndodhur të zgjohet ndonjëherë në mëngjes pa e ditur se kush është. Aktorja ka pasur një proçes pothuajse publik, nga kur zemra e saj u thye nga ndarja e derisa mundi ta merrte veten. E megjithatë, ajo nuk mundi të përmbahej për të mos qarë gjatë një konferencë për shtyp në festivalin e filmit Giffoni në Itali.

“Jemi qenie njerëzore dhe në fund të ditës, qofsh kamariere, bukëpjekës, student, çfarëdoqofsh, në fund të ditës mund t’i biesh murit me kokë, dhe unë s’kam ndonjë ndryshim”, ka vazhduar ajo rrëfimin e saj.

XwRZUkE2RUBTS0dRWkFRRlRHWVoeFRU= (1)

Aktorja është shprehur me fat pasi gjeti dashurinë tek Justin Theroux, me të cilin u martua në 2015-ën. Por për vite të tëra, Jennifer ka shfaqur anën e saj më të brishtë në intervista e dalje publike, pas ndarjes nga Brad Pitt në vitin 2005:

“…ose kjo është e tepërt. Zemra ime nuk e përballon dot, ose dhimbja është shumë e madhe, apo a jam unë e mirë sa duhet? A do të mbijetoj dot?”, ka vazhduar ajo, duke u përlotur.

E megjithatë, në fund, Jennifer ka treguar sesi herët apo vonë, diçka duhet të ndodhë që ta rigjesh forcën për të vazhduar:

“Dhe ti duhet ta kalosh si për mrekulli. Dhe mendon ‘Nuk mundem, po, mundem, po, mundesh!”

Q1FCWkNaQ0JTQEZcU1wPBAQ=

Aktorja është shprehur me fat pasi gjeti dashurinë tek Justin Theroux, me të cilin u martua në 2015-ën.

RlNNV0ReQEFRSkFXTRgVEw==

Por për vite të tëra, Jennifer ka shfaqur anën e saj më të brishtë në intervista e dalje publike, pas ndarjes nga Brad Pitt në vitin 2005.

Burimi: DailyMail