Turqia ka zbuluar anijen e re pa ekuipazh e pajisur me sistemin mbrojtës kundër-raketor me të cilin mund të operoj përmes inteligjencës artificiale.

Kjo anije e re - prototip - quhet AUSV dhe është pa kapiten e cila do të duhej të luante rol kyç në Mesdhe, transmeton Telegrafi.


Anija pritet të hyjë në përdorim muajin e ardhshëm, dhe është folur shumë për të në kohën kur mes Turqisë dhe Greqisë janë rritur tensionet.

AUSV pa kapiten është ndërtuar në fabrikën e anijeve Ares, që konsiderohet prodhuesi më i madh i anijeve ushtarake dhe atyre komerciale në vend.

Ares pretendon që AUSV do të mund të arrijë shpejtësinë prej 65 kilometra në orë, duke theksuar se “do të jetë plotësisht autonome”. /Telegrafi/