LAJMI I FUNDIT:

Anija autonome lundroi nga Anglia për në Belgjikë, në lundrimin e parë ndonjëherë pa asnjë anëtar të ekuipazhit (Video)

Anija autonome lundroi nga Anglia për në Belgjikë, në lundrimin e parë ndonjëherë pa asnjë anëtar të ekuipazhit (Video)

Lundrimi i suksesshëm prej Anglisë për në Belgjikë dhe anasjelltas, e ka bërë një anije autonome të parën ndonjëherë, që udhëton pa asnjë njeri në bord.

Sea-Kit e gjatë 12 metra dhe me gjerësi mbi dy metra, kaloi nëpër English Channel derisa u ankorua në portin e Orstend, transmeton Telegrafi.

Nga bordin i anijes pa asnjë anëtar ekuipazhi, ishin të ngarkuara pesë kilogramë guaska deti, ndërsa kur është kthyer prapa, i ishin ngarkuar disa birra belge.

Me ndihmën e pajisjeve të panumëtra teknologjike dhe sistemit të mbledhjes së të dhënave, anija është kthyer prapa në Sussex. I gjithë lundrimi ka zgjatur 22 orë, ndërsa gjithçka është dirigjuar nga dy persona.

Siguria e Sea-Kit ishte në nivelin e duhur, pasi ishte e pajisur me shumë kamera, radarë, mikrofonë, imazhe termale dhe sistem autonom mbështetës, për ta mbajtur nën kontroll dhe të ofrojë siguri edhe për anijet tjera në det.

Lundrimet pa ekuipazh, konsiderohen si e ardhmja e udhëtimeve detare, që mund të kryejnë intervenime të ndryshme, si vëzhgime hidrografike, si dhe për misione të marinës. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Australia debaton për rikthimin e një zogu të shpëtuar te pronarët e tij

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Kalo në kategori